Futboll Sport

Rusi 2018, ja katër gjërat pikante që do t’i mungojnë këtij Botërori

Kupa e Botës ofron momente unike, por turneu i këtij viti do të ketë mungesa të shumta në disa aspekte të ndryshme të futbollit. Ndërsa i afrohemi Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë, ne jemi mësuar të lexojmë për atë çfarë do të shohim gjatë këtij turneu, por e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë do të mungojë këtë edicion? Nga disa tifozë me famë botërore deri tek oktapodi, kjo është lista me atë që nuk do të shihni në Rusi 2018.


Zlatan Ibrahimovic

Nëse ka ndonjë skenë të përshtatshme për një lojtar të kalibrit të Zlatan Ibrahimovic, është padyshim Kupa e Botës. Sulmuesi suedez i cili është në perëndim të karrierës së tij, kohët e fundit është transferuar nga Mançesteri në Los Anxhelos, ku luan në Major League Soccer. Ibrahimoviç u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas Kampionatit Europian Francë 2016, por kualifikimi i papritur i Suedisë për turneun e kësaj vere, bëri që tifozë të shumtë ti kërkonin rikthimin. Megjithatë, kjo ëndërr u thye kur lojtari u refuzua nga trajneri i Suedisë Janne Andersson. Mungesa e Ibrahimoviç nuk është vetëm një zhgënjim për tifozët suedezë, por edhe për turneun në tërësi.

Tifozët Irlandezë

Ata nuk janë një kombëtare e madhe, por Irlanda dhe tifozët e tyre lënë shenjë sa herë që kualifikohen për një turne ndërkombëtar futbolli. Dy vera më parë në kampionatin evropian, tifozët irlandezë i vunë në siklet tifozët francezë me mënyrën me të cilën ata mbështetën ‘The Boys in Green’ në aventurën e tyre gjatë turneut. Ndërsa ishin në Francë, ata kënduan këngën e ABBA së bashku me tifozët suedezë, këndonin ninulla për foshnjat franceze në transportin publik dhe madje pastruan një zonë publike duke kënduar “Clean up for boys in green”. Aq të impresionuar ishin francezët me sjelljen e irlandezëve sa i akorduan çmimin “Médaille de Ville de Paris” për kontributin e tyre gjatë turneut.

Oktapodi Paul

Nga të gjitha gjërat që nuk do të jenë në turneun e kësaj vere, ajo që bie në sy është mungesa e një oktapodi të çuditshëm, që do të ndihet më fort nga ata që shpresojnë të bëjnë para nga ky Botëror. Paul ishte tema kryesore e Kupës së Botës 2010 duke parashikuar në mënyrë të pashpjegueshme fituesin e 12 ndeshjeve në të gjithë turneun – me një normë suksesi mbi 85 për qind. Fama e Oktapodit arriti në atë pikë sa tifozët e zemëruar gjermanë kërkuan ta vrisnin, gjë që nxiti kryeministrin spanjoll ti ofrojë mbrojtje zyrtare shtetërore dhe strehë të sigurt në Spanjë. Në fund, Pauli vdiq nga shkaqe natyrore disa muaj pas Kupës së Botës.


Ekipet Big

Edhe pse është hera e parë në historinë e këtij turneu, që marrin pjesë 32 ekipe, ajo që bie më shumë në sy është mungesa e ekipeve “Big”. Katër herë kampionët e Italisë, për shembull, do të detyrohen të ndjekin turneun nga televizori, ashtu si një nga ekipet më të mira të Amerikës së Jugut, Kili. Holanda, finalistët në 2010 dhe vendi i tretë katër vjet më parë, gjithashtu do të mungojë në Rusi. 

Related posts

MBROJTJA NË “GJUMË”/ Lazio pa busull, Lecce i ndëshkon sërish (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA-WOLVES/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Jimenez

Delo.autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Mala nuk ia del, Ndreu ndryshon sulmin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment