Futboll Sport

TELENOVELA KANE-BAYERN/ Bezdiset bosi i Tottenham, gjermanët e dërgojnë ofertën me 3 shifra

Telenovela Bayern-Kane-Tottenham vijon me seritë e radhës. Klubi gjerman ka marrë pëlqimin e sulmuesit, por po hasin në një mur të vërtetë nga ana e Tottenham. Sipas Sport Bild, bosi i “gjelave” po bezdiset shumë nga insistimi i Bayern, mbi të gjitha për faktin që po flasin kaq gjatë me lojtarin, pa lejen e klubit. Pavarësisht se Harry Kane ka një kontratë që i përfundon në 2024, Levy po refuzon çdo ofertë që vjen nga Bayern.

Harry Kane

Drejtuesit e klubit gjerman u paraqitën me ofertën e parë zyrtare prej 70 milionë euro, ofertë që nuk u mor fare në konsideratë. Bayern do të paraqitet me ofertën e radhës, 100 milionë euro, mbase edhe diçka më shumë, për të mbyllur përfundimisht transferimin e Kane në Mynih.

Osimhen

Në rast se kjo negociatë nuk mbyllet shpejt, Bayern do të tentojë edhe një herë Victor Osimhen, pavarësisht se nigeriani pak ditë më parë foli me fjalë të mëdha për Napolin.

Related posts

Rrëfehet Milito: Futbolli italian ishte Maradona, guxova kur i thashë Murinjos se…

Isa.Autor

Ministri izraelit zbulon arsyen e penalltisë së gabuar të Messi-t

Sadik.Autor

STARTON LA LIGA/ Mesi: Spanja, jo më e njëjtë pa mua! E vështirë që nuk është as Ronaldo…

Delo.autor

Leave a Comment