Futboll Sport

Rusi 2018/ Zviceranët kritikë për këngën e Botërorit (VIDEO)

Zviceranët janë shprehur kritikë për këngën zyrtare të Kupës së Botës që do të shoqërojë përfaqësuesen e tyre. Kënga me titullin “Ole, Ole” e DJ Antoine ka shkaktuar polemika në media dhe tek qytetarët, të cilët mendojnë se nuk ka lidhje me sportin, pasi nxit konsumimin e alkoolit dhe flet më shumë për seksin.

Madje e kanë cilësuar si të shthurur, me një tekst ku përfshin stereotipa seksiste dhe nxit konsumin e alkoolit dhe nuk ka të bëjë me futbollin- argumentojnë mediat zvicerane.

Federata ka njoftuar se kënga do promovohet për herë të parë në ndeshjen miqësore që Zvicra do të luajë ndaj Japonisë në Lugano më 8 qershor. Zëdhenësi i saj, Marco von Ah. ka theksuar se kënga është pranuar edhe nga iTunes, pasi është klasifikuar si e padëmshme për të miturit.

“Nuk duhet që ta mbivlerësojmë tekstin por as t’a trajtojmë fjalë për fjalë. Natyrisht, nuk do të pranonim thirrje për konsumin e alkoolit por kënga ka të bëjë më shumë për dehjen për lumturi, flet për pasionin dhe dashurinë për jetën. Në fund audienca do të vendosë nëse e pëlqen apo jo?”- i tha ai gazetarëve.

Ndërsa nga ana tjetër ka reaguar edhe vetë autori i saj DJ Antoine, i cili është përpjekur t’u përgjigjet kritikëve.

“Kjo këngë ka për qëllim të përhapë lumturi dhe një humor të mirë. Është moderne, nëse dëgjoni ‘Despacito’ për shembull, duket e ngjashme. Gjithashtu edhe kënga jonë ka të bëjë me dashurinë, pasionin dhe të ndjerit mirë. Të gjitha këto lloj emocione i përkasin futbollit. Mendoj se është thjesht një këngë rastësore”- ka thënë ai.

Ndeshjen e parë në Rusi, Zvicra do ta luajë ndaj Brazilit më 17 qershor.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Gega: Më vjen keq që u dëmtua Rexhepi, këto janë…

Delo.autor

VIDEO/ Lazio-Chievo, shënohen dy gola të shpejtë. Strakosha pëson gol SPEKTAKOLAR

Q.Autor

ZBULON TRAJNERIN E RI TË BARCELONËS/ Iniesta: Ai ka potencialin për të drejtuar një skuadër të madhe

Delo.autor

Leave a Comment