Futboll Seria A Sport

HISTORIA INTERESANTE/ Si “normali” Ronaldo priti 40 minuta për një tavolinë në restorant

Kristiano Ronaldo mendjemadh e arrogant? Jo, përkundrazi më normal sesa njerëzit e thjeshtë madje, pavarësisht famës dhe akoma më shumë pasurisë së tij, e cila në vitin 2019 preku 1 miliard dollarë. Dhe shembujt që e konfirmojnë këtë sa vijnë e shtohen.

“Casa Fiore” është restoranti i preferuar i Kristianos në Torino. Pronari i tij, zoti Fiore, ka treguar se një mbrëmje e la sulmuesin e Juventusit që të priste 40 minuta për një tavolinë: “Një person më telefonoi për të prenotuar një tavolinë për tre veta, për Kristiano Ronaldon, për në orën 9:30 të mbrëmjes.

Pa dyshim që përgjigjja ime ishte një ‘po’ e menjëhershme, por brenda një fragmenti sekonde më pas mendova: ‘Po tani si do ia bëj?’ Unë e dija se restoranti ishte i gjithi i prenotuar, por duke parë orën shpresova se një prenotim për në orën 7:30 do të kishte përfunduar në orar, që në 9:30 Ronaldo ta kishte tavolinën e tij gati. Gjithsesi, për të qenë i sigurt, mora hua një tavolinë nga restoranti ngjitur dhe e sistemova në një cep.

Por Kristiano, Xheorxhina dhe Kristiano Jr. erdhën në orën 8. Sapo i pashë në derë, brenda kokës sime mendoja: ‘Po tani?’ Klientët, të cilët deri në atë moment po flisnin normalisht mbetën pa fjalë sapo e panë Ronaldon të futej brenda dhe nuk nxorën më asnjë fjalë. Por akoma më keq se kaq është se pas mbërritjes së tij, askush nuk donte që të çohej më, duke u hipnotizuar nga CR7. Prandaj, m’u desh që ta ulja Kristianon në tavolinën që e kisha marrë hua, ndonëse koha kaloi dhe askush nuk u çua më, derisa ai përfundoi darkën.

Realisht mbeta i habitur, Kristiano as që e belbëzoi një fjalë të keq dhe ashtu si ai edhe Xheorxhina dhe djali i tij. Por ato pak momente më bënë të kuptoj se Ronaldo, pavarësisht se është një yll i kësaj bote që ne jetojmë dhe futbollisti më i mirë i globit, më shumë sesa këto është një djalë shumë i edukuar.

Mund t’ju siguroj se në restorantin tim kam parë njerëz shumë, po shumë më pak të famshëm sesa sulmuesi i Juves, që të largoheshin të nervozuar dhe me shumë arrogancë, pas vetëm 5 minuta pritjeje. Ndërsa Ronaldo, priti i qetë dhe gjithmonë me buzëqeshje tavolinën e tij, për gati 40 minuta”, tregoi pronari i restorantit.

Related posts

Kina ‘thërret’ Hamsik, sllovaku në dilemë

Sadik.Autor

MERKATO/ Juventus, Marotta përgatit një dhuratë braziliane për Allegri-n

Q.Autor

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri Lerda: Skuadra në rrugën e duhur, mendoj se…

Delo.autor

Leave a Comment