Futboll Sport

Sakrifica e Neymar/ Braziliani stërvitet me këmbën e fashuar për të arritur…

Lajme të mira për Brazilin rreth 20 ditë nga starti i Kupës së Botës, “Rusi 2018”. Neymar Junior ka nisur të stërvitet me topin, për të kapur sa më parë formën sportive pas periudhës së gjatë të riaftësimit. I operuar në kavilje që në fillim të muajit mars, sulmuesi i PSG po bën gjithçka për të dhënë kontributin e tij në Botëror.

Këmba e tij është e fashuar me kujdes, megjithatë 26-vjeçari ka nisur të godasë topin dhe të ushtrohet bashkë me shokët e skuadrës. 10 ditë më parë Neymar u shpreh se kishte shumë frikë për rikthimin në fushën e blertë, pasi nuk luante futboll që prej datës 25 shkurt. 20 ditë të tjera ndoshta do t’i mjaftojnë për të qenë në formë maksimale për Brazilin, në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit.

 

Related posts

NJË TJETËR “BLERJE” E RËNDËSISHME/ Xhorxhia Venturini, një tjetër seks-bombë në programin “Tiki Taka” (FOTO)

Delo.autor

Nuk kanë të ndalur problemet për Milanin, pas Donnarummas dëmtohet edhe Storari

Q.Autor

KA LINDUR PËR TË DHURUAR SPEKTAKËL/ Neymar TALLET me SERBËT para se të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment