Futboll Seria A Sport

Allegri vlerëson grupin: Juventusi nuk varet nga RONALDO, ja lojtari kryesor…

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u shfaq në sallën e konferencave për shtyp, ku adresoi çështjet që dominojnë sot në ekipin bardhezi, para se të përballet me Frosinone.

CR7: “Cristiano Ronaldo është një vlerë e madhe e shtuar për Juventusin, siç tregohet nga punën e tij, por ekipi nuk varet nga ai dhe një njeri i vetëm. Pritshmëritë në lidhje me portugezin janë gjithmonë të larta. Ai i është munduar shumë, por nuk ka asgjë për të provuar. Thjesht do të luajë, të shënojë gola, të argëtohet. Këtë ision kishte edhe të mërkurën, pavarësisht se e ndëshkuan me karton të kuq”.

Porta: “Perin do të luajë të mërkurën e ardhshme. Ne i kemi të lënduar disa lojtarë, disa kanë nevojë për të pushuar, por me kaq shumë lojëra të rëndësishme do të ketë vend për të gjithë”.

Frosinone: “Na pret një transfertë e rëndësishme. Frosinone ka ndeshjen e jetës së saj para tifozëve të vet. Ajo ka shumë entuziasëm, por ne nuk duhet ta ulim ritmin”.

Valencia: “Zhvilluam një lojë të mirë të mërkurën, por fokusi tashmë është te Frosinone. Eshtë një ndeshje tjetër për t’u fituar, ashtu si e ardhmja, ku duam të marrim më të mirën përpara duelit me Napolin”.

Situata e Dybala: “Nesër ai do të jetë në fushë. Për Juventusin, Dybala është një lojtar i rëndësishëm”.

Skema: “Mbrojtja do të jetë me tre, duhet të shohim tani se kush është më optimali për këtë repart, fizikisht dhe mentalisht. Do ta bëj zgjedhjen time pas trajnimit, duke parë se cili është më i koncentruari. Nëse Dybala luan pa probleme, unë kam për të rregulluar pjesën tjetër të sulmit. Në përgjithësi, ekipi është fizikisht mirë, por sidomos taktikisht, djemtë janë duke u familjarizuar me sisteme të reja”.

Gjendja fizike e Pjanic: “Fizikisht është mirë, të mërkurën doli nga loja sepse doja t’i jepja minuta edhe Douglas Costa”.

Ndonjë rrotacion: “Matuidi dhe Mandzukic kanë luajtur aq shumë, sa mund të kenë nevojë për pak pushim”.

Douglas Costa: “Ai pagoi gjobën dhe kuptoi gjithçka, është i lënduar se vetëm për të është folur”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Ofertë nga Premier League për shqiptarin, klubi spanjoll kërkon 20 milionë euro

Delo.autor

KUPA E BOTËS ÇDO DY VJET? FIFA takime virtuale për këtë çështje

Delo.autor

SOLSKJAER NUK I DËSHIRON NË EKIP/ Manchester United u tregon derën dy lojtarëve…

Delo.autor

Leave a Comment