Futboll Seria A Sport

Salah i fikusuar te finalja/ Egjiptiani ndërpret agjërimin për trofeun me “veshë të mëdhenj”

Ndryshe nga sa thonin mediat egjiptiane, Mohamed Salah ka ndërprerë agjërimin për të qenë 100% në formë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Liverpulit, finalen e Champions League.Sulmuesi i “The Reds”, i cili po mban Ramazan që nga 16 maji, ka vendosur që të kthehet në rutinën e zakonshme të tij në mënyrë që të mos ketë asnjë justifikim për përballjen ndaj Realit.

Sipas Rubén Pons, fizioterapistit spanjoll të Liverpulit, Salah agjëroi në grumbullimin në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions-it është vendosur një plan i ri për yllin e skuadrës angleze. “Të enjte, të premte dhe të shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, tha fizioterapisti për një radio spanjolle.

Një ndërprerje e tillë e agjërimit është e lejueshme pasi Salah ka qenë në udhëtim. Ditët mund të zëvendësohen pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.

Related posts

KAMZA largon mbrojtësin e MILANIT, palët nuk bien dakort për rrogën

Isa.Autor

I MUNDI SKOCIA/ Shqipëria vuajti nga krahët, Odise Roshi tregon muskujt në Itali (FOTO)

Isa.Autor

Rugani me fat, një gazetare seksi në krah të tij (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment