Bundesliga Futboll Sport

E kërkojnë Chelsea, Mançesteri dhe Liverpuli, talenti i Dortmundit zbulon të ardhmen

Talenti amerikan i Borussia Dortmundit, Christian Pulisc qetëson tifozët e skuadrës verdhezi duke treguar besnikëri ndaj klubit gjerman. Mesfushori i avancuar i ekipit të Dortmundit ka pranuar se është i përqëndruar vetëm tek ekipi kombëtar amerikan dhe te klubi nga Ëestphalia.

Këtë gjë ai e ka shprehur në një intervistë për kanalin amerikan CBS. Ai mbetet një prioritet i disa klubeve angleze; Liverpooli, Arsenali dhe Manchester United. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që të transferohet në Angli pas disa vitesh.

“Në të ardhmen nuk i dihet”, deklaron lojtari i SHBA-së. Pulisic u kthye në lojtar profesionist përpara dy vitesh duke u kualifikuar nga akademia e Borussias.Ai ka regjistruar 97 ndeshje me verdhezinjtë. Ndërkohë mesfushori me tipare sulmuese është vendosur në themel të skuadrës së SHBA-së duke u konsideruar lojtari më premtues i ekipit amerikan.

Related posts

TIRANA-APOLONIA/ Kampionët e Superiores do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Melo, një ndër lojtarët e Partizanit më të rrezikshëm ndaj “Bardheblue”

Delo.autor

Befasuese/ Venezia arrin akordin me trajnerin e Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment