Futboll Premier League Sport

Salah tregon gjënë e parë që ia ka thënë Mourinho pas transferimit te Liverpool

Mohamed Salah ka zbuluar gjënë e parë që ia ka thënë Jose Mourinhos pas rikthimit të tij në Premierligë, ku iu bashkua Liverpoolit. Ylli egjiptian kishte nënshkruar për Chelsean në vitin 2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho, para se të dërgohej dy herë në huazim në Itali te Fiorentina dhe Roma.

Salah pastaj kompletoi transferimin te Roma, për t’u rikthyer në Angli te Liverpool, ku po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij.Për formën e mirë të Liverpool, ai është përgëzuar edhe nga Jose Mourinho, i cili pak ditë më parë ka thënë se ai nuk vendosi për largimin e Salah nga Chelsea.

“E kam takuar atë dy herë, në Anfield (Liverpool – Manchester United) dhe në ndeshjen tjetër në Mançester”, ka deklaruar Salah. “Ai më tha mua se ishte i lumtur me atë që po bëja. Unë e falënderova. Nuk folëm shumë, unë vetëm e përshëndeta dhe ai më foli duke thënë se është i lumtur për mua”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lamtumirë Handanovic, në janar vjen portieri i ri i Interit. Ja emri…

Delo.autor

Jorginho i pashitshëm për Napolin, City hedh sytë nga mesfushori i Realit

Sadik.Autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ UFC hap dyert për fansat, numër i limituar për duelin McGregor-Poirier

Delo.autor

Leave a Comment