Futboll Premier League Sport

Scholes: Dy yje të United kanë nevojë për…

Legjenda e Manchester United Paul Scholes i ka sugjeruar Jose Mourinho-s të “tregojë pak dashuri” drejt Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Dy Djajtë e Kuq dhe shokët e ekipit kanë vuajtur këtë sezon megjithëse janë renditur në vend të dytë të Premier League.

Pas humbjes në finalen e FA Cup, Mourinho qortoi 20-vjeçarin Rashford dhe 22-vjeçarin Martial, dhe nuk është hera e parë pasi këtë gjë e bëri edhe në ndeshjen ndaj Brighton.

Komentet e tij nuk i kanë pëlqyer Paul Scholes, i cili është i shqetësuar për dy talentet.

“Unë e di që ata janë lojtarë të mirë. Të dy janë shumë të talentuar. Nuk dua që ata të largohen dhe të shkëlqejnë diku tjetër, pasi kjo është e qartë që mund të ndodhë.

“Ata dy lojtarë të rinj kanë nevojë për mbështetje, ata kanë nevojë për pak dashuri dhe ka momente që nuk e marrin.

“Ata do të përmirësoheshin nëse Mourinho do të tregohej më i ngrohtë me ta.”

Related posts

BUNDESLIGA/ Bayern Munich triumfon me “POKER”, Dortmundi rikthehet tek fitorja

Delo.autor

Kërkesa të tepruara, ja pse Chelsea refuzoi Dzeko-n

Q.Autor

ZBULON TË “KALUARËN E ERRËT”/ Rio Ferdinand: Pija deri në 10 gota, pastaj kalova te vodka

Delo.autor

Leave a Comment