Futboll Premier League Sport

David Luiz i VENDOSUR: Më pëlqen futbolli i Sarrit, dua të qëndroj te Chelsea

“Unë jam kthyer për të qëndruar. Kur kam vendosur për të ardhur këtu, e bëra për të fituar Premier League dhe të jap gjithçka për Chelsea, kështu që jam shumë i lumtur”. David Luiz nuk ka ndërmend të lëvizë nga Londra. Mbrojtësi qendror 31-vjeçar brazilian, i cili në kohët e fundit me Conte ishte “jashtë loje”, duket se ka gjetur entuziazmin me Maurizio Sarrin.

“Unë e dua filozofinë e tij të të luajturit futboll, – thotë Luiz, që u bashkua me Chelsea në vitin 2011 dhe pastaj u kthye në vitin 2016, pas dy vitesh te PSG. – Sarri luan lart, me shumë posedim topi, kërkon shumë teknikë.

Ai është duke u përpjekur për të na ndihmuar në çdo ditë, ne duhet të mësojmë shpejt prej tij. Filozofia e tij kërkon kohë të implementohet, por kjo varet edhe nga ne. Në qoftë se punojmë çdo ditë dhe bëjmë atë që kërkon në çdo stërvitje, do të mësojmë shpejt”.

Fakti se Chelsea është duke u përpjekur për të afruar një qendërmbrojtës, teksa përflitet Rugani dhe Caldara të Juventusit, nuk e mërzit brazilianin: “Eshtë mirë që të kemi shumë lojtarë të fortë, që të rivalizojnë për një vend në ekip. Kjo është një sfidë pozitive për të gjithë”.

Related posts

Arsenali shfaq interes për mesfushorin e Nicës

Sadik.Autor

DUELI ME MILANIN/ Asnjë mungesë te INTERI, ja dy balotazhet zikaltër në derbi (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON EKIPIN FAVORIT TË “EURO 2020″/ Trajneri Lucescu nuk ka dyshime: Ja kush e fiton Europianin

Delo.autor

Leave a Comment