Futboll La Liga Sport

Sergi Roberto i uron më të ”keqen” Carvajal, e ka një arsye

Sergi Roberto mbeti jashtë ekipit kombëtar të Spanjës për Botërorin “Rusi 2018”. Mbrojtësi i katalanasve nuk mori një biletë nga trajneri Julen Lopetegui, por ai ka ende një shans për të luajtur në Kupën e Botës. Dani Carvajal mbeti i dëmtuar mbrëmjen e djeshme në finalen e Champions League që Reali fitoi 3-1 ndaj Liverpool.

26-vjeçari u detyrua të linte fushën i përlotur pasi pësoi tërheqje muskulore.  Nuk është bërë ende asnjë njoftim zyrtar për sa kohë do të rikuperohet lojtari, por një dëmtim i tillë afër fillimit të Botërorit është gjithmonë shqetësim serioz.

Nëse Carvajal nuk do të jetë në gjendje optimale për t’ju bashkuar skuadrës në Rusi, atëherë Lopetegui do të thërrasë një tjetër lojtar dhe shanset më të larta i ka Sergi Roberto. Megjithatë, Spanja ka shumë mbrojtës cilësorë që janë pjesë e opsionit të zëvendësimit të Carvajal, si: Hector Bellerin, Marc Bartra apo edhe Marcos Alonso.

Nëse Roberto merr ftesë nga tekniku i përfaqësues iberike, atëherë do t’i duhet të shtyjë muajin e mjaltit, pas dasmës që do të zhvillojë ditën e mërkurë. Por, më parë duhet të presim një reagim të Federatës Spanjolle lidhur me gjendjen e Carvajal.

Related posts

“DINIT VETËM VERSIONIN E PORTUGEZIT”/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” sulmon Mourinhon: U përmirësova falë…

Delo.autor

GATI TA MBANTE NË KRAH/ Fitore mes drithërimave, verpimi i lojtarit të ANGLEZ bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ia premtuan Barzaglit për ditëlindje, ja kur do të rikthehet Pogba…

Delo.autor

Leave a Comment