Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË NË ANGLI/ Një MACE E ZEZË shkakton KAOS në stadiumin e Premier Leagues (VIDEO)

Këto skena i kemi parë të ndodhin në kampionate të rëndom të Brazilit apo Argjentinës, por jo në Premier League, kampionatin më të fortë në botë.

Megjithatë, ja që ndodhi edhe në Britani. Gjatë sfidës së Everton me Wolves, një mace e zezë ka vrapuar rreth e qark fushës për rreth dy minuta duke ndërprerë ndeshjen.

Goodison Park e priti me humor këtë surprizë teksa lojtarët në fushë e kanë shfrytëzuar pauzën për të rikuperuar sado pak energji.

Pas ndeshjes, e cila u fitua 3-1 nga Wolves, trajneri Espirito Santo është shprehur: “Macja e zezë? Në Portugali, vendlindja ime, macet e zeza janë ters, kështu që shpresoj të mos shoh më mace të zeza nëpër fusha.”

Related posts

“JUVENTUS M*T”/ Muntari “tërbon” tifozët bardhezinj. Plas “lufta” në rrjetet sociale

Delo.autor

ÇEREK SHEKULLI NGA TRAGJEDIA NË FORMULA 1/ Ja si humbi jetën i madhi Ayrton Sena (FOTO)

Delo.autor

Kupa e Botës/ Southgate: Anglia e përqafoi filozofinë time

Sadik.Autor

Leave a Comment