Futboll Premier League Sport

GJEST UNIK/ Sulmuesi Aguero do të largohet nga Manchester City, por jo nga fanella e skuadrës (VIDEO)

Sergio Aguero përgjithmonë në historinë e Manchester City-t. Kun është kthyer në një simbol të klubit gjatë viteve.

Falë fitoreve të shumta dhe mbi të gjitha golave. Një nga këta ka qenë sigurisht një nga momentet më emocionues të viteve të fundit në Premier League.

Bëhet fjalë për atë që ka qenë sezonin i parë (2011/12) i argjentinasit me fanellën e Citizens, ose më saktë sezoni që u mbyll me golin e shënuar në minutën e 94-t kundër QPR, që i dhuroi titullin skuadrës së drejtuar nga Roberto Mancini në atë kohë. Një titull që mungonte prej 44 vitesh.

Një gol historik që, në sezonin e ardhshëm, do të shoqërojë skuadrën e Guardiola-s në çdo ndeshje. Në çfarë mënyre? Sipas AS, në fanellën e re të Manchester City-t do të stampohet minuta e saktë (93’20”) e atij aksioni të paharrueshëm që ka lejuar Aguero-n të hyjë në historinë e klubit.

Një gjest unik që tregon sa e bukur është marrëdhënia mes sulmuesit argjentinas dhe klubi anglez.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Partizani dhe Elbasani janë larguar më shumë, ja të gjitha lëvizjet që janë bërë deri tani në Superiore

F.autor

DREJT TITULLIT TË 8 RADHAZI NË SERIE A/ Allegri rikuperon 3 lojtarë ndaj Milanit, ja emrat

Delo.autor

FITIMET E VITIT 2020/ McGregor mposht Ronaldo dhe Messi sërish. Por Federer i thyen të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment