Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Harry Kane vazhdon të shkruajë historinë…

Harry Kane ka shënuar 38 gola në këtë sezon në të gjitha veprimtaritë, pas golit të realizuar kundër Watford të hënën në mbrëmje. Kjo e fut atë mes pesë golashënuesve më të mirë në harkun e një sezoni të vetëm, në historinë e Tottenham.

Sulmuesi ka shënuar 27 gola në Premier League, 38 në 45 ndeshje zyrtare të luajtura sivjet në të gjitha veprimtaritë.

Në këtë mënyrë, kur ka edhe tre ndeshje në dispozicion kundër WBA, Newcastle dhe Leicester City, Kane ka barazuar rekordin e Bobby Smith në sezonin 1957-58. Atij i duhen katër gola për të arritur Greaves ose Chivers, që e kanë mbyllur vitin me 42 gola, ndërsa golashënuesi më i mirë i Tottenham në harkun e një sezoni është i paarritshëm, pasi Clive Allen shënoi 48 gola në sezonin 1986-87.

Related posts

E PAPRITUR/ Infektohet me koronavirus futbollisti i klubit të njohur spanjoll

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË EUROPIANIN U-21/ Talenti spanjoll në “radarët” klubit gjigand…

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona përforcon prapavijën, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin spanjoll. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment