Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milani në kërkim të bomberit, Immobile kthehet në modë

Ciro Immobile kthehet në modë për Milanin. Sulmuesi 28-vjeçar i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Lazion duke realizuar 29 gola në Seria A po aq sa edhe Mauro Icardi me të cilin ndau Këpucën e Artë në Itali, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit kuqezi dhe mund të jetë pikërisht bomberi i kombëtares italiane goditja e madhe e Milanit në sulm në merkaton e kësaj vere.

Me Andre Silvën dhe Nikola Kalinic që janë në dalje dhe me të gjitha gjasat do të largohen nga Milani, drejtori sportiv i klubit milanez Mirabelli është hedhur në sulm për të gjetur një sulmues të ri që do të plotësonte kërkesat që ka trajneri Gattuso.

Megjithatë afrimi i Immobiles nuk do të jetë i lehtë për 7-herë kampionët e Europës të cilët kanë edhe disa alternativa të tjera në rast se nuk arrin dot të bindin Lazion. Belotti i Torinos i cili vlerësohet nga 50 deri në 60 milionë euro nga presidenti Urbano Cairo pëlqehet gjithashtu nga klubi kuqezi ndërsa Mandzukic e Morata janë dy alternativat e tjera.

Related posts

QËNDROI TRE MUAJ LARG FUSHAVE/ Rikuperohet nga dëmtimi mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Xavi kërkon Eros Grezdën te skuadra që drejton në Katar

Delo.autor

NGRITI CHEMPIONSIN NË 2010/ Po vjen dita e madhe e INTERIT, flet legjenda Zanetti

Isa.Autor

Leave a Comment