Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Mourinho “stop” klubeve? Gati kombëtarja e parë që do ta drejtojë

Nuk është një periudhë e këndshme te Manchester United, sidomos për teknikun portugez Jose Mourinho. Dy sezone, blerje të shumta, shpenzime të tepërta nuk kanë sjellë trofe madhorë përvecc një Europa League. Fituesi i dy Champions League me Porton dhe Interin është përplasur me drejtuesit e “Djajve të Kuq” për t’u impenjuar më tepër në merkato pasi dy blerje deri më tani (mesfushori brazilian Fred dhe mbrojtësi portugez Diogo Dalot) nuk mjaftojnë për të qenë një ekip në nivelin për të marrë titullin. Portugezi po shkon drejt krisjes së marrëdhënieve me skuadrën dhe në këtë situatë është Federata Portugeze e Futbollit e cila po shqyrton gjendjen brenda “Djajve të Kuq”.

Nëse Mourinho shkarkohet apo jep dorëheqjen, luzitanët janë në vend të parë për t’i ofruar stolin e kampionëve të Europës. Zhgënjimi në Botëror i ka bërë krerët e federatës të nxjerrin jashtë planeve teknikun Fernando Santos, i cili nuk i përmbushi objektivat e parashtruar.

Mourinho e ka shprehur kohë më parë se një ditë dëshiron të komandojë përfaqësuesen e vendlindjes së tij, por ka vendosur të zgjedhë karrierën për menaxhimin e klubeve.

Related posts

DERBI I SË VËRTETËS/ Inter dhe Milan tregojnë forcën në Kupën e Italisë

Delo.autor

PIKA E TITULLIT/ Ja pse barazimi në derbi ishte si fitore për bardheblutë e Tiranës

Delo.autor

“NËSE DO TË LUANI, PAGUANI 15 MIJË EURO”/ Ish-futbollisti i Serie B sot drejton tramin në Milano

Delo.autor

Leave a Comment