Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Në Romë nuk ka gola, por Juventus shpallet kampion…

Juventus është mjaftuar me barazimin pa gola në “Olimpico” ndaj Roma dhe është shpallur për herë të shtatë radhazi kampion i Serie A, duke realizuar për të katërtin vit me radhë me trajnerin Massimiliano Allegri në stol “dopjetën” kampionat+kupë.

Bardhezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë ndaj ekipit të drejtuar nga Eusebio Di Francesco, por dalin nga kryeqyteti italian si kampionë të Italisë.

Roma, që renditet në vendin e tretë dhe do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, luajti me dhjetë futbollistë në 20 minutat e fundit, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Radja Nainggolan.

“Zonja e Vjetër” ka fituar 31 tituj kampionë në Itali, 13 trofe të Kupës së Italisë, 7 Superkupa të Italisë, 2 trofe të Champions League, 3 Kupa UEFA, 1 Kupë Kupash, 2 Superkupa të Europës dhe 2 Kupa Interkontinentale.

Ndërkohë, Napoli ka fituar 2-0 në fushën e Sampdoria duke arritur kuotën e 88 pikëve, një rekord absolut për këtë klub në historinë e Seria A.

Golin e parë e shënoi Arkadiusz Milik, 17 minuta para fundit, i shërbyer nga Allan, ndërsa Raul Albiol firmosi golin e dytë, por sido që të shkojnë ndeshjet e fundit, Napoli do ta mbyllë kampionatin në vend të dytë.

Related posts

TELASHE PËR FUTBOLLISTIN E INTERIT/ Kalon me semafor të kuq me “Rolls Royce”-in luksoz dhe testi i alkoolit i del pozitiv. Ja si e ‘dënon’ policia

Delo.autor

Telenovela “Ramsey”/ MILANI shumë PRANË mesfushorit “VRASËS”, në janar…

Isa.Autor

YLLI BELG U INFEKTUA ME COVID-19/ Del rezultati i tamponit, Real Madrid merr përgjigje për Hazard

Delo.autor

Leave a Comment