Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Luis Enrique konfirmon përplasjen me “Pleshtin” në vitin 2015

Para sigurimit të “tripletës” së dytë në historinë e Barcelonës, ishin disi muaj të trazuar te katalanasit. Kjo ndodhi si pasojë e një përplasjeje mes trajnerit të atëhershëm, Luis Enrique, dhe yllit të ekipit, Leo Messi, para ndeshjes tashmë të famshme në “Anoeta”. Në atë kohë ishte “Mundo Deportivo”, media që zbuloi se çfarë ndodhi. Tashmë trajneri i kombëtares spanjolle e konfirmon atë incident.

Në një bisedë rreth futbollit me Ricard Torquemada për emisionin “Parlem de fútbol”, që do të transmetohet e plotë të shtunën mbasdite, Luis Enrique ka thënë: Derisa u sigurua gjithçka përmes renditjes ishte një kohë e tensioneve. Pa asnjë dyshim, kam pasur vështirësitë e mia në menaxhimin e situatës, por sot mund të flas vetëm për mrekullitë e Leo Messit“.

Trajneri asturian foli edhe mbi largimin nga Barcelona: Në fillim të sezonit të tretë, unë tashmë e kisha informuar klubin për të kërkuar një zëvendësues. Nuk kisha më shumë energji për të dhënë. Natyrisht, më një grup kaq të veçantë lojtarësh që kishte Barcelona, për mua do të ishte e lehtë të rinovoja, të shijoja një kontratë të majme financiare, të rrija në shtëpi, me lojtarët më të mire. Sidoqoftë, duke qenë i ndershëm, mendova se lojtarët kishin nevojë për dikë tjetër, për ta bërë historinë në një mënyrë tjetër. Mendoj se vjen një kohë që duhet dhënë ky shembull e mesazh nga cilido trajner“.

Historia e vërtetë e konfrontimit Messi-Luis Enrique
Marrëdhëniet midis të dyve ishin thyer në fillimin e vitit 2015. Ata nuk flisnin. Dhe nuk ishte fryt i një momenti të keq, i një dite të keqe. Historia vinte nga larg, shumë larg. Në fakt, ajo niste nga konferenca e parë për shtyp e trajnerit asturian. Atë ditë, Luis Enrique pohoi fuqishëm: “Unë jam udhëheqësi i ekipit”. Një frazë që habiti jo vetëm yllin argjentinas, por një pjesë të mirë të skuadrës së Barcelonës. Ata mbetën të habitur sesi trajneri i ri nuk kishte asnjë fjalë për lojtarët, që e kishin kthyer Barcelonën në ekipin më të mirë në histori. Sidoqoftë, Messi preferoi ta mbyllte aty. Ai zgjodhi të priste derisa acarimi të evoluonte në javët në vijim.

Sulmuesi argjentinas, i cili kishte parë dy nga shokët e tij të mëdhenj të grupit, Fabregas dhe Pinto, të largoheshin nga klubi, mësoi se Luis Enrique i kishte kërkuar bordit të hiqte edhe Pepe Costa nga çdo marrëdhënie me ekipin e parë. Costa ishte një mik i ngushtë i Messit. Presidenti Bartomeu u befasua nga shqetësimi që shkaktoi shkarkimi i Txema Corbella në skuadër, prandaj ndaloi largimin e Pepe Costa për të shpëtuar Lionel Messin. Përplasja e ardhshme mes Leo Messit dhe Luis Enrique erdhi pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Celta Vigo në “Camp Nou”, që përfundoi me humbjen e parë të kampionatit në shtëpi.

Pas humbjes ndodhi konfrontimi i parë mes tyre në dhomën e zhveshjes. Argjentinasi qortoi trajnerin, se nuk linte lojtarët e duhur në ekip, për të ofruar më të mirën e mundshme si ekip. Që nga ai moment, marrëdhëniet mes Messit dhe Luis Enrique mund të konsideroheshin të acarta. Prej asaj dite, trajneri dhe ylli i Barcelonës nuk flisnin. Dy personalitete me karakter të fortë, që u përplasën, dhe askush në atë kohë nuk dinte ta ndreqte situatën. Nëse, nga ajo ditë fatale e ndeshjes kundër Celta, ata nuk flisnin me njëri-tjetrin, ngjarjet precipituan më tej. Veçanërisht e vështirë ishte seanca përgatitore e së premtes, më 2 janar.

Në një trajnim të hapur për familjet dhe miqtë e lojtarëve, Luis Enrique dhe Leo Messi u fyen para të gjithëve, me frazat dhe kërcënimet më fyese. Disa orë më vonë, trajneri dhe lojtar u përballën sy më sy. Ndodhi në dhomën e zhveshjes së stadiumit “Anoeta”, në fund të humbjes së katalanasve kundër Real Sociedad. Messi tregoi pakënaqësinë e tij me zëvendësimin, madje e demostroi publikisht këtë. Trajneri ishte gati për një sanksion shembullor ndaj argjentinasit, por qenë kapitenët e ekipit, të cilët e bindën atë të kthehej mbrapa dhe të hidhte gjithçka pas krahëve për të mirën e Barcelonës.

Related posts

Neymar ka një ëndërr dhe beson se ajo do të realizohet në verë

Sadik.Autor

ZBULON ANËN E PANJOHUR TË MARADONËS/ Ariel Ortega: Diego kishte një përulësi të jashtëzakonshme…

Delo.autor

EDY REJA TREGON LISTËN/ Flet për dy sfidat e tetorit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment