Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Nuk ka fitues në Bergamo, Europa League vendoset javën e fundit (VIDEO)

AC Milan ka barazuar 1-1 në fushën e Atalanta dhe matematikisht ka siguruar të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, sido që të dalë ndeshja e fundit e kampionatit kundër Fiorentina.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do ta mbyllë në vendin e gjashtë ose të shtatë këtë kampionat të Serie A.

Në një ndeshje të luftuar nën shiun e rrëmbyeshëm të Bergamo, kuqezinjtë kaluan në avantazh në saj të golit të shënuar nga Franck Kessie, pas një ore lojë. Mesfushori, që vjet luante me Atalanta, goditi saktësisht nga jashtë zone.

Të dyja ekipet e vazhduan ndeshjen me dhjetë futbollistë pasi Rafael Toloi në minutën e 64-t dhe Ricardo Montolivo, dhjetë minuta më vonë, u ndëshkuan me karton të kuq.

Mbrojtja e Milan, me në krye kapitenin Leonardo Bonucci, që luante ndeshjen e tij të 300-të në Serie A, u dorëzuan në minutën e parë shtesë, kur Atalanta barazoi me golin e Masiello.

Related posts

PAS TRE FITORESH RADHAZI/ Derbi londinez mbyllet pa fitues, Arsenal dhe Crystal Palace rishkruajnë historinë

Delo.autor

Solskjaer me dorë të hekurt: Shumë lojtarë i keni parë për herë të fundit në Manchester

Delo.autor

PAS KUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Më vjen keq se prodhojnë shumë, por në…

Delo.autor

Leave a Comment