Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Sarri: De Laurentiis i mërzitur? Më vjen keq, por jo shumë!

Barazimi kundër Torino ka shuar përfundimisht ëndrrat e Napoli për titullin kampion, por në “San Siro”, të gjithë flasin për të ardhmen e trajnerit Maurizo Sarri. “Nuk dua t’i përgjigjem De Laurentiis, – ka thënë trajneri. – Nëse ai është mërzitur më vjen keq, por jo shumë keq. Unë kam kërkuar gjithmonë maksimumin nga ekipi dhe kam dhënë gjithçka nga vetja. Nëse do të largohemi nga Napoli nuk do të jetë prej fjalëve të presidentit.”

Për mundësinë e kalimit në Premier League, Sarri shtoi: “Anglishten e kam studiuar shumë vite më parë kur punoja në bankë. Por tani kjo nuk ka rëndësi.”

Më pas, Sarri shtoi: “Falënderoj De Laurenttis që më dha mundësinë të drejtoja ekipin me të cilin kam qenë tifozë që në fëmijëri, prandaj nuk dua të merrem me atë që tha ai. Kam 50 mijë tifozë që më duan, nuk dua ta prish atmosferën. Për ta jam i mërzitur, por jo shumë për presidentin.”

Related posts

LEGJENDA argjetinase SHPËRFILL Messi-n dhe tregon çfarë nuk funksionon tek “albicelestet”

Isa.Autor

POSTIMI QË TRADHTOI “TOPIN E ARTË”/ Sponsori jep lajmin, pastaj përgënjeshtron

Delo.autor

NUK KA FAJ/ Serena Williams: Jam NËNË me FËMIJË, kjo që po më bëjnë po kthehet në…

Isa.Autor

Leave a Comment