Futboll La Liga Sport

La Masia 2002-2003: Momenti kur Pique, Fabregas dhe Messi u bënë telepatik

Banda ishte ribashkuar. Tetë vite, tre muaj dhe 13 ditë kishin kaluar që kur Gerard Pique, Cesc Fabregas dhe Lionel Messi kishin luajtur së bashku dhe shumë gjëra kishin ndryshuar që nga kohët e ekipit të të rinjve Barcelona Cadete A. Ata tani ishin 24 vjeç, kishin fituar dy tituj botërorë së bashku në klub dhe kombëtare.

Pep Guardiola futi në fushë Fabregas kur kishin mbetur tetë minuta lojë për t’i dhënë debutimin te Barça pas transferimit nga Arsenal dhe pesë minuta më pas ai ndihmoi mikun e tij të vjetër Messi të shënonte golin e fitores. Me ndeshjen 4-4 dhe të destinuar për kohën shtesë, mesfushori mori topin në të djathtë dhe dha një pasim të përsosur për Messi, sikur të mos kishte ndryshuar asgjë që prej 2003. Argjentinasi kombinoi me Adriano-n dhe më pas e kaloi përtej Iker Casillas për golin e fitores.

Barcelona junior team group including Lionel Messi (Bottom left), Gerard Pique (Top Row 3rd from left) and Cesc Fabregas (Top Row 2nd from right)

Teksa ra fërshëllima e fundit dhe tensioni u rrit gjatë atij incidenti të famshëm të Mourinho-s me Tito Vilanova, Pique, Fabregas dhe Messi ishin në mes të fushës. Ashtu siç qëndronin në U-15 të Barcelona-s.

Gjithçka ka filluar në vitin 2000, teksa Messi sapo kishte mbërritur nga Rosario i Argjentinës në Barcelonë dhe kishte nënshkruar me klubin katalanas në prag të Krishtlindjes.

Në rastin e Pique, gjyshi i tij dhe në të njëjtën kohë zv-presidenti Amador Bernabeu e mori me vete në një stërvitje të hapur dhe ai është pranuar thuajse menjëherë. Fabregas iu bashkua pak më vonë, pasi ishte zbuluar në klubin e tij të fëmijërisë Mataro.

Në fillim Messi vuajti të përshtatej. “Në fillim menduam se ishte memec,” rikujton Fabregas. Duke parë se nuk fliste gjuhën katalanase dhe qëndronte në një apartament me babanë  e tij dhe jo në kompleksin e La Masias. Argjentinasi nuk ndihej si pjesë e grupit dhe ishin momentet e udhëtimeve jashtë fushës kur Messi filloi të miqësohej. Pique dhe Fabregas në rolin e kapitenëve e ndihmuan të bëhej më social dhe Messi shpeshherë qëndronte në një dhomë me mesfushorin duke konkurruar në PlayStation.

Në 2001/02 treshja ishte pjesë e Cadete B dhe ishte e pabesueshme. Ishte në atë moment që grupi filloi të luante në një sistem 3-4-3 dhe ata ishin shtylla kurrizore e ekipit. Nën drejtimin e Tito Vilanova-s, ata fituan kampionatin lokal përpara ekipit Cadete A të Espanyol, që luante me lojtarë që ishin një vit më të mëdhenj. Ishte hera parë që ishte bërë.

Sezoni pasues ishte akoma më mbresëlënës në ekipin Cadete A, nën drejtimin e trajnerit Alex Garcia. Ata turpëruan kundërshtarët duke kaluar të gjithë kampionatin pa asnjë humbje dhe duke fituar tre trofe. Në finalen ndaj Espanyol, Messi duhet të luante me maskë pasi kishte thyer hundën, por u largua vetëm pak çaste pasi kishte filluar loja. Ai shënoi dy gola të shpejtë dhe më pas pranoi të zëvendësohej. Barça e fitoi ndeshjen 4-1.

Ata gjithashtu, siç ka konfirmuar edhe Fabregas më vonë, kanë fituar një ndeshje 32-0 atë vit. Lojtarët kanë pretenduar se ndeshjet e mesjavës brenda ekipit ishin më të forta se ndeshjet kompetitive në fundjavë. Trajnerët punonin individualisht me lojtarët premtues. Pique bënte ushtrime për të përmirësuar goditjet me kokë. Fabregas rafinoi goditjet drejt portës ndërsa Messi punoi në aspektin e lojës në grup dhe filloi të sakrifikohej më shumë për shokët e ekipit.

“Ajo gjeneratë është e papërsëritshme,” ka deklaruar trajneri Garcia vite më vonë. “Që në moshën 15 apo 16-vjeçare ata kishin maturinë e 22 apo 23-vjeçarëve.”

Por ai moment nuk mund të zgjaste përgjithmonë. Finalja ndaj Espanyol ishte ndeshja e fundit së bashku deri në Clasico-n e 2011, teksa Fabregas shkoi te akademia e Arsenal në 2003 dhe Poque iu bashkua Manchester United në 2004. Ndërkohë Messi qëndroi në Barcelonë dhe shumë shpejt kaloi në ekipin e parë.

Nuk kaloi shumë kohë derisa Messi të ishte një titullar i rregullt në një ekip yjesh. Pique u rikthye në 2008 për të drejtuar mbrojtjen e Pep Guardiola-s përkrah Carles Puyol. Fabregas iu deshën më shumë vite për t’u rikthyer nga Anglia, por eventualisht në 2011 ai iu bashkua shokëve dhe ishte sikur të mos ishin ndarë kurrë.

Një vit më pas treshja ishte pjesë e ekipit që theu rekorde në 2012/13 teksa Barça bëri 100 pikë në La Liga për të parën herë në histori.

“Po të na kishin thënë atëherë që do të luanim një ditë tek ekipi i parë do të kishim thënë se ishte e pamundur,” shprehet Fabregas për ditët e Cadete A. “Njëri prej nesh mund t’ia kishte dalë, ose mbase dy. Por tre?”

Megjithëse mund të duket e pabesueshme, të tre ia dolën dhe kanë prodhuar një futboll që do të mbahet mend përjetësisht nga bota e futbollit. Loja së bashku ishte bërë instinktive pas gjithë atyre viteve duke luajtur pranë njëri-tjetrit në akademi. Nuk kemi për të parë kurrë diçka të tillë.

Related posts

SHKËLQEU NË MIQËSORE/ Mesfushori Calhanoglu fiton menjëherë besimin e Inzaghit

Delo.autor

Thomas Strunz: Toni Kroos nuk është një lider

Sadik.Autor

EURO 2020/ Racizmi i Arnautovic ndaj shqiptarëve: Uefa NIS procedimin disiplinor

F.autor

Leave a Comment