Futboll Sport

Garda e vjetër pa kontrata, Skënderbeu duhet të lëvizë

Skënderbeu pret nesër Teutën në shtëpi, ndërkohë që të gjithë presin të mësojnë se çfarë pritet të ndodhë me çështjen e dënimit të dhënë nga UEFA. Korçarët e kanë dërguar çështjen në CAS dhe pritet të përballen aty me qeverinë e futbollit evropian, pasi Komisioni i Apelit la në fuqi dhunimin e dhënë më parë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës: 10 vite përjashtim nga Europa dhe gjobë 1 milion euro.

Nga vendimi i CAS varet e ardhmja e klubit korçar, që do të pësonte një goditje të rëndë nëse do të mbetej në fuqi dënimi i dhënë nga UEFA. Sigurisht edhe lojtarët janë në pritje të vendimit për të mësuar të ardhmen e tyre. Nga ana e klubit u është garantuar se do të luajnë këtë verë në Champions League, duke arsyetuar edhe mënyrën se si do t’ia arrijnë këtij qëllimi. Temë tjetër ka të bëjë me rinovimet. Janë disa prej lojtarëve të cilëve u mbarojnë kontratat dhe nëse vendoset të mbyllet marrëveshja me ndonjërin duhet gjetur zëvendësuesi.

LISTA – Orges Shehi e mbyll me korçarët me futbollin e luajtur dhe momentalisht Aldo Teqja shihet si pasuesi brenda në klub. Por nuk përjashtohet mundësia të shikohet për një tjetër portier. Vetë durrsaku më parë ka deklaruar se Skënderbeu nuk ka nevojë për portierë, pasi i ka. Kontrata i përfundon edhe Tefik Osmanit, që zor se do të lëvizë nga bardhekuqtë. Çdo verë ka pasur zëra për një lëvizje tijën, por shtatlarti i ka qëndruar besnik korçarëve.

Sabien Lilaj është gjithashtu në fund kontrate. Rinovimi i tij është pezull për momentin, por nuk duhet harruar që në Korçë ka një pagë mjaft të mirë. Dëshira është që të luajë jashtë vendit, gjë që do të varet nga ofertat që do të marrë. Skënderbeu do të humbiste shumë me largimin e tij dhe normalisht rinovimi është në planet e tyre, por paga është çështja për t’u diskutuar. Gjergji Muzaka po përjeton një rini të dytë dhe duke parë rendimentin e tij gjasat janë që ai të rinovojë, edhe pse i përfundon kontrata më 30 qershor.

Mbrojtja gradualisht duhet rinovuar në Korçë. Marko Radas, 34 vjeç, është në përfundim kontrate. Kroati është një lojtar i rëndësishëm dhe është familjarizuar me qytetin juglindor. Nëse Skënderbeu do të dojë që ai të qëndrojë, zor se kroati do të thotë jo. Fundi i qershorit i ndan palët me letra, sikurse ndodh edhe me Kristi Vangjelin. Mbrojtësi i djathtë vazhdon të tregojë një formë të mirë, ashtu si Radas, ndaj në aspektin sportiv bashkëpunimi me kampionët edhe në të ardhmen me shumë gjasa do të vijojë. Sigurisht jo për shumë vite…

Related posts

KA NISUR FAZA PËRGATITORE/ La pushimet për stërvitjen, Armando Sadiku në listën e…

Delo.autor

ZYRTARE/ Çekiçi kthehet në Superligën turke. Pritet të formojë dyshen e sulmit me Çikalleshin

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk u paraqit si pasojë e Covid-19, ekipi i Emanuele Ndoj eliminohet zyrtarisht nga…

Delo.autor

Leave a Comment