Futboll Sport

Shefi i garave në FSHF: Ja pse s’kemi garanci me 14 skuadra në superligë

Arbitrimi, ligji i ri për sportet dhe detyri mi që klubet duhet të sigurojnë hapësirën e brendshme me sekjuriti si dhe skema e kampionatit. Këto kanë qenë disa nga temat e komentuara nga shefi i Sektorit të Garave në FSHF. Në një intervistë Lysjen Nurishmi komenton edhe çështjet ligjore që po ndjek Skënderbeu si dhe ndikimin që ka në renditjen e Superiores.

Si ka qenë ky vit për Sektorin e Garave?

Mendoj se ka qenë një vit me të mirat dhe problematikat e tij. Vijojmë me administrimin e shumë ndeshjeve të të gjitha niveleve, pasi nuk është vetëm Superiorja apo Kategoria e Parë, por në vijimësi deri te “futsall” apo futbolli i femrave. Natyrisht që theksi është më shumë te Kategoria Superiore, por në tërësinë e saj Sektori ka administruar dhe menaxhuar një gamë të madhe ndeshjesh. Fakti që disa ekipe janë në garë për të siguruar një vend në kompeticionet e UEFA-s, tregon se gara është e hapur deri në javën e fundit.

A janë ekipet më të fuqishme ekonomikisht se një sezon më parë?

Kam mendimin që një pyetje e tillë do të ishte më mirë për presidentët e klubeve. Por, edhe vetë ju nëpërmjet hulumtimeve tuaja apo edhe pasqyrimeve, konstatoni le të themi merkato intensive, faza përgatitore të zhvilluara jashtë apo edhe një kurim më të plotë të skuadrës (i referohem këtu Kategorisë Superiore). Mund të them që jo vetëm këtë vit, por çdo sezon kujdesi dhe suporti financiar ka qenë konstant dhe madje, edhe në rritje. Natyrisht që rritja ekonomike e tyre konsiston edhe me të ardhura më shumë, kryesisht me klubet që fitojnë trofe dhe gëzojnë të drejtën të luajnë në kompeticionet europiane apo edhe klube, të cilat arrijnë akorde transferimesh për lojtarë të ndryshëm

Related posts

Revolucion te PSG, përfitojnë skuadrat elitare të Italisë

Sadik.Autor

Zyrtare: Mario Gomez lojtari i ri i Stuttgart

Q.Autor

NGA NDESHJA TEK E ARDHMJA/ Trajneri Pioli: Prej kohësh na ndodhin gjëra të çuditshme

Delo.autor

Leave a Comment