Futboll Sport

Shehi i pavendosur, Daja i lutet/ Qëndro të paktën për Europën

“Qendro, te paktwn për Europën”, kjo ishte lutja që trajneri Ilir Daja i drejtoi kapitenit Orges Shehi pas triumfit në Kupën e Shqipërisë.

Portieri i Skënderbeut mund të konsiderohet me të drejtë të plotë si një ndër më të mirët që e kanë intepretuar këtë rol në të gjtihë historinë e Shqipërisë. Trofetë e fituar në karrierë mund të plotësonin pa asnjë problem një dhomë muzeale. Orges Shehi është një 40-vjeçar me pasionin dhe dashurinë për futbollin të një 17-vjeçari, kjo e ka udhëhequr në jetë dhe nëse ekziston dikush që i ka merituar çmimet individuale dhe kolektive të fituara ai është pikërisht gardiani nga qyteti i Durrësit.

Lidhja e ngushtë me familjen dhe jo pamundësia për të vijuar të kontribuojë në nivele të larta e kanë bërë ta mendojë seriozisht tërheqjen nga futbolli. Vetë Gesi e tha që për pak ditë do të bëjë me dije vendimin e tij përfundimtar.

Për fatin e keq të futbollit shqiptar gjasat janë që Shehi të njoftojë tërheqjen nga futbolli i luajtur, megjithatë një shpresë ekziston. Krahasimi me Buffon mund të konsiderohet nga dikush edhe i pavënd, por realisht duket i gjetur.Legjenda e futbollit italian duhet të lajmëronte braktisjen e futbollit, në fakt nuk e bëri duke i dhënë lamtumirën Juventusit por jo këtij sporti unik, natyrisht nuk presim që Shehi të bëj të njëjtën gjë sepse Skëndebreu është maksimumi në futbollin shqiptar, megjithatë të gjithë i bashkohemi lutjes së Ilir Dajës ” Qëndro, të paktën për Europën”.

Related posts

NGA VIRUSI TEK FUTBOLLI/ Shikoni koreografinë drithëruese të Zenitit (VIDEO)

Delo.autor

LOJTARI BIND BAYERN-IN/ Gati kontrata e re deri në vitin 2025

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool mbetet perfekt, “Topçinjtë” magjik përmbysin me 10 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment