Futboll Sport

Shkëlqeu me Partizanin/ Esat Mala ftohet nga Shqipëria U21

Mesfushori i talentuar prizrenas, Esat Mala ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Partizanit.

Pas transferimit nga Ballkani i Therandës, Mala ka qenë futbollisti kryesor i Partizanit këtë edicion.

E falë paraqitjeve të mira ai ka marrë edhe ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë U21.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Partizanit.

“Esat Mala do të jetë pjesë e seleksionit kuqezi të 21 vjeçarëve, për përballjet miqësore që ekipi ynë përfaqësues do të zhvillojë ndaj Bosnje & Hercegovinës dhe Bjellorusisë në datat 28 Maj dhe 5 – 8 Qershor”.

“Trajneri i ekipit tonë përfaqësues U 21 Alban Bushi ka përfshirë orët e fundit në skuadër edhe mesfushorin e kuq për tre testet e radhës miqësore”.

“Mala për të parën herë do të veshë fanellën kuqezi të ekipit tonë përfaqësues U 21. Klubi i uron Esat Malës shumë suksese dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanellën kuqezi”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Related posts

Derbi edhe në merkato, Mourinho sfidon Pep duke ofruar dyfishin

Sadik.Autor

MË MODEST SE KURRË/ Shpërthen Messi: Te Barcelona nuk komandoj unë, por kur më pyesin…

F.autor

Superkupa e Europës/ Atletico-Real do të jetë një ndeshje “gjithçka për gjithçka”

Isa.Autor

Leave a Comment