Futboll Sport

Liverpooli interesohet për dyshen e Lazios

Mesfushori me tipare sulmuese i Lazios, Felipe Anderson dhe mbrojtësi Wallace kanë përfunduar në radarin e skuadrës angleze, Liverpool.

Liverpooli i është afruar Lazios në lidhje me dy futbollistë të tyre brazilianë.

Sipas mediumit italian Il Messaggero, Anderson, pas një gjysmë sezonit të shkëlqyeshëm në Serie A, ka tërhequr hetimet nga Liverpooli, por edhe nga Chelsea.

 Të dyja skuadrat e mëdha angleze i janë afruar klubit italian duke u interesuar për çmimin e yllit brazilian.

Me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, Lazio e pranon se duhet të fitojë tani ose të rrezikojë ta humb lojtarin si të lirë gjatë kësaj vere.

Anderson ka shpejtësi, driblim dhe goditje të forta dhe të sakta (Getty Images)

Megjithatë, klubi nga kryeqyteti nuk është i interesuar ta përsëris rastin e mbrojtësit holandez, Stefan de Vrij, i cili nënshkroi me Interin.

Wallace njihet për forcën e tij në mbrojtje (Getty Images)

Ndërkohë, Liverpooli gjithashtu ka ringjallur interesimin e tyre për mbrojtësin e Lazios, Wallace.

23-vjeçari është gjurmuar nga Liverpool që nga koha e tij me francezët e AS Monacos dhe gjatë verës, mund të ketë ndonjë ofertë në drejtim të tyre.

Related posts

TANI JANË PËR TITULL/ INTERI arrin marrëveshjen me nënkampionin e botës

Sadik.Autor

GATUSSO DREJT SHKARKIMIT/ I kërkohen 6 pikë brenda 2018ës për të…

Delo.autor

(VIDEO) Milan kaloi në gjysmëfinale të Italisë, por shihni çfarë bën komentatori i ‘çmendur’ Tiziano Crudeli

Q.Autor

Leave a Comment