Futboll Sport

Shkodra: Skënderbeu më dëmtoi, Pakult si psikolog

Kukësi thuajse e ka siguruar vendin e dytë me fitoren në Korçë, megjithatë Donjet Shkodra paralajmëron gjithkënd për ndeshjen me Lushnjën. Ai i druhet kundërshtarit, ndërsa thekson që ekipet e ashtuquajtura “të vogla” hapin gjithnjë problem. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kosovari kërkon që në këtë duel të jepet 200%. Sigurisht që mesfushori nuk u ndal vetëm te kampionati, pasi foli edhe për veten dhe “sekretet” e Pakultit, që sipas tij meriton notën 10 në psikologji.

Donjet, triumfuat në Korçë në ditën e ditëlindjes, ishte ai trepikësh një hap i madh drejt vendit të dytë?

Po, ishte një fitore me vlera, e cila erdhi në një moment të mirë, pikërisht ndaj një kundërshtari të vështirë. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm për vendin e dytë, por jo i fundit. Kemi akoma shumë ndeshje para, të cilat duhet t’i marrim një e nga një dhe t’i fitojmë. Deri në momentin që nuk e kemi siguruar matematikisht, nuk mund të themi që objektivi është arritur.

A patët emocione, duke qenë se keni qenë edhe pjesë e Skënderbeut?

Ishte një ndjenjë e mirë kur luajta kundër lojtarëve që kam qëndruar 6 muaj. Me ta kam pasur shumë harmoni. Edhe pse nuk kam qëndruar gjatë në Korçë për mungesë të hapë- sirave, kam miq dhe kam lënë dhe më kanë lënë respekt në atë qytet

Related posts

“NUK KUSHTOJ KAQ SHUMË”/ Sulmuesi Realit kërkon ulje çmimi për t’u larguar

Delo.autor

Chelsea-Man City/ Superkupa është “makthi” i Guardiolës (STATISTIKA)

Isa.Autor

KUNDËRPËRGJIGJEN “KATALANASIT”/ Pas një pasimi “MAGJIK” nga Messi, Pedri rihap sfidën ndaj Bilbaos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment