Futboll Sport

E ARDHMJA NDAJ “JASHTËTOKËSORIT”? Vjen konfirmimi “bombastik” nga klubi i fëmijërisë

Lionel Messi po mbështetet për të nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën nga German Burgos, por shefi i Newell’s Old Boys pret që argjentinasi ta mbyllë karrierën aty ku e filloi në të ardhmen e afërt. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon ta ketë pezull të ardhmen e tij në “Camp Nou”, teksa del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Klube të ndryshme janë parë si destinacion për argjentinasin, bashkë me kthimin në rrënjët e tij, ku e nisi futbollin. Duke diskutuar për të ardhmen afatgjatë dhe afatshkurtër të Leo Messit me “La Capital”, Burgos tha: “Unë kam planin më të mirë për të. Personalisht mendoj se ai ende mund të japë ende shumë. Nuk pres të largohet nga Barcelona, sepse jo është shtëpia e tij, ashtu si edhe Newell. Mendoj se një ditë, ai do të vijë këtu ku e nisi dhe ta mbyllë karrierën. Nëse Diego Maradona pranoi të luante këtu, Messi gjithashtu do të dëshironte ta bënte një gjë të tillë. Besoj se në një moment do të kalojë sërish nga Newell’s. Shpresojmë të ndodhë së shpejti”.

Ylli i Barcelonës e filloi futbollin për herë të parë në vendlindjen e tij, Rosario. Messi kaloi pesë vite te Newell. Barça e bleu në vitin 2000, shumë të ri, duke e bërë pjesë të “La Masia”. 33-vjeçari nuk e ka fshehur faktin se do të dëshironte ta kthehej në shtëpi në një moment: “Unë kam ëndërr, të jem në gjendje të luaj për Newell’s në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë vërtet, sepse kam një familje që është përpara dëshirës time.

Është një ëndërr që e kam prekur qysh i vogël, por kam një familje, kam tre fëmijë, jetoj në një vend që më ka dhënë gjithçka dhe ku jam i qetë. Atje mund t’u jap fëmijëve të mi një të ardhme të lumtur. Ne mendojmë shumë më tepër për këtë sesa dëshirën time për të luajtur futboll në Argjentinë. Do të përpiqem ta bind familjen, sepse sot duhet të bindim edhe fëmijët”.

Related posts

“UNË NUK SHOH ASGJË POZITIVE”/ Ancelotti shprehet optimist: Jemi në rrugën e duhur

Delo.autor

BËN PREMTIMIN E ZJARRTË PËR TIFOZËT E INTERIT/ Aktorja italiane: Zhvishem nëse fitojmë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Old Trafford”, Manchester United shënon 2 gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment