Champions League Futboll Sport UEFA

Shpërthen drejtori i Romës: Po të ishte VAR-i, finalja do të ishte ndryshe

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Monchi ka shpërthyer me akuza. Drejtori i Romës ka thënë se dy penallti nuk i janë akorduar skuadrës së tyre.

“Ne kemi pranuar një gol që ishte në fillim të ndeshjes, këtu kemi pasur dy penallti që nuk janë dhënë, një prej të cilave ishte edhe për karton të kuq”, tha Monchi për Mediaset Premium. “Është koha për të ngritur zërat tanë, jo vetëm Roma, pasi që edhe Juventusi pësoi të njëjtën gjë kundër Real Madridit. Futbolli italian duhet të ngrejë zërin, sepse ajo që pamë sonte ishte tronditëse”.

“Është duke luajtur me zemrat e të gjithë tifozëve. Ne duhet të komplimentojm Liverpoolin për kualifikimin e tyre, por gjithashtu duhet ta shohim se si shkuan atje”.“Në Anfield, goli i tretë ishte ofsajd, këtu kemi pasur dy penallti të qarta që nuk janë dhënë. Unë jam spanjoll, kam ardhur këtu një vit më parë, por mendoj se është koha që futbolli italian ngre zërin, sepse kjo nuk është normale”.

“Ne duhet të prezantojmë VAR në Ligën e Kampionëve, sepse është themelore. Nuk e di pse UEFA nuk e dëshiron atë. Unë me të vërtetë mendoj se është e nevojshme, sepse tifozët mund të bëjnë shaka se finalje me VAR do të ishte Bayern Munich-Roma, por kjo është edhe e vërtetë “, ka shtuar më tej drejtori i Romës.

Related posts

Milani sulm frontal për mesfushorin Hollandez, ja detajet e transferimit…

Sadik.Autor

Rusi 2018/ Neymar qetëson Brazilin para Botërorit

Sadik.Autor

ÇMIMI “PUSKAS”/ Njëri më spektakolar se tjetri, FIFA publikon kandidatët për golin më të bukur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment