Futboll Sport

Shqipëri-Kosovë/ Tifozët “pushtojnë” Zvicrën, shiten 14 mijë bileta

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se janë shitur deri tani 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje. “Vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.

Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime në përballjen miqësore me Kosovën. Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panucci do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë. Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët.

Nëse do të bindë, sulmuesi më i ri i Oostendes mund të vlerësohet me një tjetër fanellë titullari, në miqësoren e dytë ndaj Ukrainës.

Related posts

Dramë në “Selman Stermasi”, klubi i njohur kalon në kategorinë e amatorëve

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Vendimtar me paraqitjen e tij, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes Itali-Belgjikë

Delo.autor

PAS 4 NDESHJEVE PEZULLIM NGA UEFA/ Jose Mourinho dënohet dhe gjobitet edhe në Serie A

F.autor

Leave a Comment