Futboll La Liga Sport

Di Maria “i shkel syrin” Simeones për ta afruar tek Atletico Madrid

Atlético Madrid do të inkorporojë një lojtar kreativ për sezonin e ardhshëm, një futbollist që do të shërbejë si një lidhje mes mesfushës dhe sulmit. Dhe Ángel Di María përshtatet me këtë profil. Argjentinasi ndihet i joshur nga Diego Simeone për të luajtur te Atlético Madrid.

Di María është një lojtar, që gjithmonë ka qenë shumë i pëlqyer nga “El Cholo” dhe lojtari i PSG-së e njeh vlerësimin e trajnerit. Por ky nuk duket një operacion i thjeshtë dhe as nuk mund të shkojë përtej interesimit të Di Maria për të hyrë në planet e skuadrës nga Madridi.

Deri tani, Di Maria ka luajtur 45 ndeshje me klubin parizien dhe ka shënuar 21 gola. Ky është një emër, që ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me Atlético Madrid, edhe pse askush në klubin spanjoll nuk ka pranuar një interes të vërtetë për lojtarin. Di María, 30 vjeç, mund të ballafaqohet me transferimin e fundit të madh të karrierës së tij.

Ai është ende një lojtar shumë konkurrues dhe i gatshëm të luajë në nivelin më të lartë. Në fakt, ai është pjesë e ekipit kombëtar argjentinas për të luajtur në Kupën e Botës, në Rusi. Handikapi i madh i Atletico Madrid, në rastin hipotetik, që më në fund mund të arrijë Di Maria, do të ishte Vitolo, lojtar i cili ka ofruar ulje të cilësisë së tij në grupin “rojiblanco”. Vitolo ka pasur një fund të mirë të sezonit, edhe pse shumë më tepër pritet prej tij nga Atlético Madrid.

Related posts

E BUJSHME/ Pse Messi përdori “burofax” për të paraqitur lamtumirën nga Barcelona?! Ja motivi

Delo.autor

“PELE ËSHTË MASHTRUESI MË I MADH”/ Ja reagimi brilant i tifozit të Barçës ndaj kritikave të Pele… (FOTO)

Isa.Autor

ICARDI VIJON “DUELIN” ME INTERIN/ Spalletti aleancë me klubin për të shpëtuar vendin e punës

Delo.autor

Leave a Comment