Futboll Seria A Sport

Si kualifikimi në Champions do e kthejë Interin në një ekip yjesh

Nëse arrin që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve, atëherë tek Interi do të bëhen goditje të mëdha në merkato. Drejtuesit zikaltër e dinë se kanë nevojë për yje në mesfushë dhe madje i kanë piketuar futbollistët të cilët do të forcojnë edhe më skuadrën.

I pari që pëlqehet së tepërmi nga trajneri Luciano Spalletti është Mateo Kovacic. Kroati ka qenë pjesë e ekipit në të shkuarën dhe shkëndija e dashurisë për të nuk është shuar asnjëherë. Lojtari i Realit nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë në “Bernabeu” por është rritur aty e kjo i shkon për shtat Interit. Marrëdhëniet me menaxherin e lojtarit, Mamic janë shumë të mira dhe kontaktet kanë nisur për të realizuar rikthimin.

Dhe nëse transferimi nuk arrihet që të kryhet ka alternativa të tjera. Me interes po ndiqen edhe futbollistët Strootman, Vidal, William Carvalho dhe Rabiot. Por ka një emër tjetër i cili pëlqehet së tepërmi në ambientin zikatlër.

Related posts

E BUJSHME/ Ikardi pranë rikthimit në Serinë A, zbulohet ekipi surprizë që kërkon…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në “Puskás Aréna”, Portugalia realizon dy gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

U NDALËN ME BARZIM NGA FIORENTINA/ Notë e ulët e Ronaldos, katastrofë edhe De Ligt (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment