Futboll Sport

Skenari politik për shpëtimin e Vllaznisë, ja si po operohet

Jemi mësuar, madje jemi lodhur nga shprehja: “Politika, larg duart nga futbolli”. Por, politika në Shqipëri është një e keqe e domosdoshme në këtë fushë. Shpesh, në fushata elektorale, kemi parë ekipe që janë ngjitur në elitë, por në të njëjtën mënyrë janë shuar, duke u kthyer në një kategori më poshtë dhe në disa raste skuadra që kanë mbijetuar falë skemave politike, apo që edhe kanë dalë kampionë.

Megjithatë, kur jemi një vit para zgjedhjeve për bashkitë në të gjithë vendin, normalisht që Vllaznia dhe Kamza do të krijojnë një lidhje në mes tyre. Aludohet se do të ketë favore politike nga ana e PD-së për palët e përfshira nëse qëndron Vllaznia në elitë. Normalisht, ‘ku ka zë nuk është pa gjë’ thotë një shprehje e urtë e popullit tonë, por shpresojmë që të mos jetë e vërtetë.

Partizani do të presë Kamzën nesër në “Selman Stermasi”, ndërsa Vllaznia udhëton drejt Korçës, ku e pret Skënderbeu, ekipi mik i shkodranëve. Të mos harrojmë ndeshjen e famshme që Vllaznia bëri gabimin teknik duke aktivizuar një lojtar të paregjistruar në mënyrë që në fund të merrte tri pikët Skënderbeu disa vite më parë. Normalisht, nderi kthehet me nder dhe ka ardhur koha që të ndodhë diçka e tillë. Aq më tepër që Skënderbeu i ka arritur objektivat, kështu që tri pikët për kuqeblutë janë të sigurta.

Por, me Kamzën çfarë do të ndodhë? Normalisht është në dorën e Partizanit, skuadër që po kërkon Europën me çdo kusht dhe që nuk do të lejojë asnjë hap fals. Mund të jetë luftë e vërtetë. Megjithatë, në fund do të jetë Kamza e cila do të zgjedhë ose politikën, ose Superioren.

Related posts

HUMBJA NË SUPERKUPË/ Shifrat dëshmojnë dështimin e bujshëm të Higuain

Delo.autor

BAYERN MUNICH-CHELSEA/ Coutinho me prekje “MAGJIKE”, Tolisso nuk gabon (VIDEO)

Delo.autor

Montella dhe Deulofeu përsëri bashkë, ish trajneri i Milanit e kërkon me ngulm tek Sevilla

Q.Autor

Leave a Comment