Futboll Premier League Sport

Mbrojtësi i Manchester United arrin marrëveshjen me klubin e Premier League…

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling ka arritur marrëveshjen me Wolves, skuadra që sivjet është rikthyer në Premier League, sipas asaj që ka bërë të ditur Peter Harding, një gazetar shumë pranë lajmeve që vijnë nga “djajtë”.

Ai postoi në “Twitter” këtë mesazh: “Chris Smalling ka arritur marrëveshjen personale me Wolves dhe tani i takon Manchester United të vendosë për kalimin e mbrojtësit të Anglisë në “Molineux”.”

Fakti që Manchester United dhe trajneri i “djajve” Jose Mourinho ka deklaruar se kërkon një qendërmbrojtës me domosdoshmëri në merkato e ka shtyrë 28-vjeçarin të mendojë për të ardhmen larg “Old Trafford”.

Related posts

Klopp ndihet i rrezikuar, ja çfarë thotë për Messin në prag të Championsit

Delo.autor

FORMULA 1/ Flet shefi i Mercedes, Toto Wolff: Ferrari gabon që fshin nga lista Sebastian Vettel…

Delo.autor

MILANI nxjerr në shitje mbrojtësin italian, 4 skuadra në garë për lojtarin kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment