Futboll Sport

Skënderbeu e quan trillim lajmin: UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar ndaj nesh

Skënderbeu ka përgënjeshtruar ditën e sotme lajmet e medias së shkruar, se nuk i janë dhënë shpërblimet përkatëse financiare nga UEFA për arritjet në Kupat e Europës, kalimin e disa tureve në kompeticionet kontinentale. Klubi korçar pohon të kundërtën, se UEFA ka shlyer çdo qindarkë për sezonin aktual të futbollit. Ja sqarimi zyrtar i kuqebardhëve të Korçës:

“Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar në gazetën “Panorama Sport”, në lidhje me detyrimet financiare të UEFA-s karshi KF Skënderbeu, dëshirojmë të mohojmë kategorikisht lajmin e sotëm, më datë 19 maj 2018.

Shpjegojmë se UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar karshi klubit për aktivitetet europiane të sezonit aktual dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur. Shprehim keqardhjen tonë që prej disa ditesh, media po trillon lajme totalisht të pavërteta karshi KF Skënderbeut dhe drejtuesve të klubit”.

Related posts

LIVE/ Suedia shtang Meksikën dhe prenoton kalimin për më tej (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDAL NË BRAZIL/ Konsiderohej sfidë futbolli, por përfundoi si “Wrestling”. Lojtari goditet me shkelm në kokë (VIDEO)

Delo.autor

OFERTA E MAJME NGA SHBA-JA DHE ARABIA SAUDITE/ Leo Messi frikëson drejtuesit e PSG-së

F.autor

Leave a Comment