Futboll Sport

NJË OFERTË E RE PËR MARASH KUMBULLËM/ Mbrojtësi nuk duket shumë i bindur

Marash Kumbulla është ende në kërkim të një sistemimi të ri, duke parë se te Roma e Daniele De Rosit hapësirat për të thuajse nuk ekzistojnë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin dhe kërkon të kthehet përsëri protagonist, ndaj pret oferta nga klube ku atij t’i jepet një rol i rëndësishëm prej protagonisti.

Megjithatë, ofertat konkrete deri tani kanë munguar. Parma shfaqi interes, por nuk ka bërë asnjë hap tjetër konkret për të finalizuar një marrëveshje. Ndërkohë, ka shfaqur interes klubi i Empolit, i cili mund ta bashkojë në qendër të prapavijës me Ardian Ismajlin.

“Sky Sport” bën të ditur se ka pasur një kontakt të parë mes klubeve, por duket se vetë Kumbulla nuk është shumë i bindur nga propozimi i toskanëve. Ai kërkon një klub që nuk lufton për mbijetesën, pasi dëshiron të luajë në nivelet me të larta, ndaj është në pritje të ofertave të tjera “më prestigjioze”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kaos në Liverpool, tifozi vendas goditet me thikë në prag të ndeshjes

Sadik.Autor

1.159 MILIARDË EURO/ Ja kush bëhet pjesë e ekipit më të shtrenjtë në botë…

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Durrsakët në vështirësi, Shkëmbi hedh në fushë bomberin Latif (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment