Futboll Sport

Skënderbeu hap ‘supermarketin’, largime në masë, pse vallë kjo tendecë?

 Lojtarët e Skënderbeut janë ndër më të mirët në Superiore dhe klubet brenda vendit presin me kërshëri vendimin final të CAS për dënimin ose jo të korçarëve për të përfituar që në merkato të sigurojnë shërbimet e ndonjë prej futbollistëve. Por, duket se planet e drejtuesve janë më të mëdha dhe në rast dënimi, do t’i shesin titullarët e tyre jashtë vendit. Në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, të cilën skuadra e humbi, në tribunën VIP të stadiumit kanë qenë të pranishëm menaxherë të disa skuadrave belge që ishin të interesuar për të paktën katër titullarë, dy mbrojtës dhe dy mesfushorë. Paraqitja e tyre ka qenë e mirë, por bisedimet ende nuk kanë nisur zyrtarisht.

Mbrojtësit Fidan Aliti dhe Gledi Mici si dhe mesfushorët Enis Gavazaj e Sabjen Lilaj janë ata për të cilët menaxherët e ekipeve të superligës belge janë interesuar. Në krah të drejtorit Haris Fakiç ata kanë shprehur vlerësimet e tyre për këta futbollist, por bisedimet nuk pritet të nisin pa u mbyllur kampionati, kjo pasi Skënderbeu pret edhe një sinjal nga çështjet që ka të hapura me UEFA-n. Për momentin korçarët presin një vendim nga Komisioni i Apelit në UEFA, ku pak ditë më parë ishin për të dëshmuar edhe disa lojtarë dhe ish-lojtarë të Skënderbeut.

Por, shpresat për të ulur dënimin 10-vjeçar dhe gjobën prej 1 milion eurosh nuk janë të mëdha te Apeli dhe në bashkëpunim me studion ligjore po punohet që të përgatitet dosja sa më e plotë për në CAS. Në rast se Skënderbeu dënohet, të gjithë klubet pritet të përfitojnë si për pjesëmarrjen ne kompeticionet evropiane në këtë sezon futbollistik, por edhe në lojtarë, pais korçarët kanë një organikë të plotë dhe një pjesë e futbollistëve do të synojnë të qëndrojnë sërish në Kateogrinë Superiore. Megjithatë drejtuesit e klubit kanë theksuar se janë të pafajshëm dhe do ta vërtetojnë një gjë të tillë në gjithë shkallët e gjykatës.

Related posts

TOTTI NUK NDALET SI MENAXHER! Ish-kapiteni fut “në kthetra” talentin e Romës…

Delo.autor

ILDA BEJLERI KANDIDATE PËR KREUN E FSHF-SË? Moderatorja seksi tregon për herë të parë si qëndron e vërteta

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan gjen zëvendësin e Ibrahimovic, hedh “tentakulat” për yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment