Futboll La Liga Sport

VENDOS REKORD NË MERKATO/ Ja statistikat për shitjet e lojtarëve në 10 vitet e fundit tek Atletico

Në fund të kësaj çështjeje: A ka Atletiko e Madridit një motiv për të falënderuar Antuan Grizmanin? E vështirë për t’u thënë duke parë se si rrodhën ngjarjet mes lojtarit dhe “Los Kolçoneros”. Shitja e francezit për 120 milionë euro është më e madhja që ka bërë Atletiko e Madridit, edhe pse dëshira e këtyre të fundit ishte që të arkëtonin më shumë.

atletiko

Në llogaritjet e bëra për 10 vitet e fundit, skuadra madrilene është ajo që ka arritur afro 1 miliard euro (973 milionë euro ekzaktësisht) nga shitjet. Ka parakaluar Benfikën, e cila kishte marrë kryesimin për pak ditë falë shitjes së Zhoao Feliksit. Më mbrapa renditen skuadrat si Monako, Çelsi, Barcelona, Real Madrid, Juventus, Roma, Porto dhe Liverpul. Por nga kanë ardhur këto miliona në arkat e skuadrës së Atletikos?

FALEMINDERIT PEP- Një dorë ua ka dhënë Pep Guardiola, i cili pagoi 80 milionë euro për mesfushorin Rodrigo. Një lëvizje, së cilës Atletiko iu përgjigj duke transferuar Herrerën me koston 0. Në këtë merkato, bardhekuqtë kanë arkëtuar afro 300 milionë euro dhe ato janë arritur falë shitjeve të Gelson Martins, Vieto dhe Mensah, të gjithë bashkë 100 milionë. Nuk është rastësi fakti që madrilenët i shesin mjaft mirë yjet e skuadrës.

ATLETIKO JUVE

Mjafton të shohësh që nga shitja e Xhekson Martinezit arkëtuan 42 milionë euro, edhe pse në  fushë ishte një zhgënjim. Barcelona e ka ndihmuar shumë në aspektin ekonomik Atletikon, ku përveç Grizmanit, ka transferuar edhe Arda Turanin për 43 milionë euro.

Diego Kosta dhe Radamel Falkao i shtohen listës së shitjeve të bujshme, përkatësisht 38 milionë euro dhe 43 milionë. Pasi shkëlqyen me fanellën e “Los Kolçoneros”, ata nisën aventura të tjera. Meqë jemi te transferimet në Angli, Atletiko ka larguar Serxho Agueron drejt Sitit për 40 milionë euro.

aGUERO

Një shifër jo shumë e lartë duke parë kontributin që ai ka dhënë te Mançester Siti për arritjen e objektivave. Diego Simeone nuk ka meritën vetëm për ndërtimin e një skuadre të fortë dhe kompetitive në Europë dhe në Spanjë, por edhe sepse i vlerëson lojtarët dhe pastaj jep lejen që të shiten për të mbushur arkat e klubit.

Related posts

Ashpërsohet gara për zonën Champions. Rezultatet dhe renditja e Serie A

Q.Autor

VALENCIA-ARSENAL/ Gameiros kalon në epërsi spanjollët, Aubameyang barazon shifrat. Ja golat (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Coutinho mbërrin në aeroportin e Barcelonës. Ja çfarë po ndodh…

Q.Autor

Leave a Comment