Futboll Sport

Skuadrat me vlerën më të lartë të botës (FOTO)

Observatori “CIES” i Futbollit ka vlerësuar çdo lojtar në çdo ekip të 5 kampionateve kryesore në Europë, për të dalë në konkluzionin sesa vlejnë skuadrat në tregun aktual, bazuar në faktorë të tillë si mosha e lojtarëve, niveli i paraqitjeve dhe kohëzgjatja e kontratave.

Studimi ka nxjerrë edhe vlerën mesatare të formacioneve titullare për secilën skuadër, e rezultatet në fakt janë tejet interesante.

Në 30 ekipet me vlerën më të lartë dominojnë klubet nga Premier League, me 9 të tilla, ndërsa nga Serie A janë 8 skuadra, 5 nga La Liga, 4 nga Ligue 1, e 4 të tjerë nga Bundesliga.

Southamptoni ka zhvilluar një sezon “të tmerrshëm” në elitën e futbollit anglez, megjithatë, skuadra mbetet e fundit në listën e 30 ekipeve me vlerën më të lartë, nga 98 skuadra që kanë 5 kampionatet kryesore të Europës.

 

Barcelona – 48.6 mln paund

 

 

Bayern Munchen – 22.3 mln paund

Chelsea – 35.8 mln paund

 

Interi – 15 mln paund

 

Juventusi – 27 mln paund

 Manchester City – 55.3 mln paund

 

 Milani – 15.7 mln paund

Napoli – 25.8 mln paund

 PSG – 34.4 mln paund

  Reali i Madridit – 31 mln paund

Related posts

CONTE KËRKONTE PUSHTET SA PEREZ/ 2 kërkesat e padiskutueshme që e larguan nga Real

Isa.Autor

FLET PËR ORIGJINËN E TIJ/ Shaqiri: Kosovën gjithmonë do ta kem me vete, është pjesë…

Isa.Autor

ICARDI I KA DITËT E NUMËRUARA/ Marotta i vendos çmim të ri yllit, “Zonja e Vjetër” dhe Napoli shtangen nga vlera

Delo.autor

Leave a Comment