Futboll Sport

FSHF vërteton skandalin e vet me shoqatat, e nxjerr bllof një foto

Federata Shqiptare e Futbollit po vërteton vetë skandalet që ka prodhuar me listat e personave votues gjatë Asamblesë së fundit zgjedhore, duke konfirmuar praktikisht se ka pasur abuzime me shoqatat fantazmë.

Një muaj pasi Komisioni i Disiplinës vërtetoi se Eduart Tanushi, përfaqësuesi votues i Shoqatës së Lezhës, ishte në fakt trajner në Laç, ku Duka kishte një nga “bazat” e tij, FSHF ka vërtetuar nëpërmjet rrjeteve sociale të veta edhe skandalin me Shoqatën e Minifutbollit.

Para zgjedhjeve, u përfol se Shoqata e Minifutbollit, që do të merrte pjesë me përfaqësues në zgjedhje, nuk ishte regjistruar nga gjykata dhe se ekzistonte një tjetër shoqatë e ligjshme, me president tjetër të ligjshëm. Por FSHF nuk e pranonte atë në zgjedhje, në kërkim të votës së garantuar për Dukën, duke pranuar aty shoqatën e paregjistruar, me përfaqësues Armand Damën.

FSHF e ka prezantuar vetë Armand Damën si punonjës të saj. Në postimin në Instagram të FSHF-së, shihet qartë Dama si një nga trajnerët e Kombëtareve Rajonale të Moshave, të cilat funksionojnë tërësisht nën drejtimin e FSHF-së dhe aktivitetet e tyre mbulohen financiarisht nga kjo e fundit.

Ndaj abuzimi në këtë rast është i dyfishtë, pasi përveç votës nga një shoqatë e paligjshme, Duka ka regjistruar si votues një person i cili paguhet nga ai, në një konflikt të hapur interesi. Shkelje të tilla të dukshme bënë që Gjykata të mos regjistronte rezultatin e Zgjedhjeve të Asamblesë së Shkurtit.

Related posts

MBAPPE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Deschamps i del në mbrojtje: Nuk është robot, ka nevojë për…

Delo.autor

KËRKON LOJTARË TË RINJ NË EKIP/ Real Madrid tremb klubin italian, gati të zyrtarizojë ofertën e “çmendur”

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Barcelona mposht Alteticon me “POKER” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment