Futboll Seria A Sport

Spalletti fton mesfushorin italian të Romës te Interi sezonin e ardhshëm

Trajneri Luciano Spalletti ka ftuar Alessandro Florenzin te Interi për t’u ribashkuar. Burime të ndryshme kanë konfirmuar për Corriere dello Sport dhe Il Tempo se Spalletti personalisht e ka telefonuar Florenzin për ta pyetur nëse është i interesuar për të kaluar në Giuseppe Meazza.

Ish-strategu Gialloros ka punuar me Florenzin dhe dëshiron që të përfitojë nga ngecja e negociatave për të që të nënshkruajë me të,.Reprezentuesi italian është i lidhur me Romën deri në qershor të vitit 2019 dhe bisedimet për rinovim nuk kanë ecur si duhet.

Florenzi vlerësohet për shumëanshmërinë e tij dhe punën e madhe në fushë, në gjendje të luaj në krah të djathtë të mbrojtjes, në krahun e djathtë të mesfushës, në qendër të mesfushës dhe në krahun e djathtë të sulmit.

Juventusi po ashtu është i interesuar për transferimin e lojtarit. Florenzi konsiderohet një prej aseteve kyçe të romakëve, por që Spalletti e sheh si pjesë të skuadrës së tij të madhe për sezonin e ardhshëm që do të garojë në Ligën e Kampionëve, gjithnjë nëse Nerazzurët arrijnë t’i fitojnë dy ndeshjete fundit në Serie A.

Related posts

Depay shënon nga penalltia në mënyrë interesante (VIDEO)

Isa.Autor

Hasan Lika: Soue duhet të tregonte se e “vodhi” penalltinë. Anësori nuk i sheh rastet tona

Q.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Chelsea përmbys Sheffield me “POKER”, shkon 1 pikë larg kreut

Delo.autor

Leave a Comment