Futboll Sport

E ARDHMJA E YLLIT TË KOMBËTARES/ Abazaj drejt largimit, e kërkon klubi i elitës belge

Kristal Abazaj mbetet në pritje për të mësuar të ardhmen e tij në pjesën e dytë të sezonit. Futbollisti i kombëtares shqiptare, që u transferuar verën e shkuar nga Luftëtari tek Anderlecht, është jashtë planeve të trajnerit të ri të ekipit.

Për këtë arsye, mediat në Belgjikë, raportojnë se Abazaj është pjesë e një liste me shtatë lojtarë, që mund të huazohen për pjesën tjetër të sezonit.

Abazaj ka luajtur vetëm 22 minuta me skuadrën e parë të Anderlecht, ndërsa të gjithë takimet e tjera i ka luajtur me rezervat, ku ka gjetur edhe rrjetën.

Megjithatë, drejtuesit e skuadrës ende nuk janë bindur për sulmuesin shqiptar, duke kërkuar që ta huazojnë me qëllim që Abazaj të gjejë më shumë hapësirë në një ekip tjetër.

Në skenë ka dal një tjetër klub belg që luan në elitë. Bëhet fjalë për Lokeren, që ka shfaqur interes dhe kërkon të përfitojë nga shërbimet e futbollistit shqiptar.

Ai që e ka pëlqyer Abazajn dhe ia ka refuzuar klubit emrin e tij për ta huazuar ishte ish-trajneri, Trod Sollied, që një ditë më parë është shkarkuar për mungesë rezultatesh.

Tashmë është e paqartë  se çfarë do të ndodhë me futbollistin  shqiptar, që pret me padurim të mësojë të ardhmen e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Pritet shitja e një “xhevahiri”, zbardhet plani i Tiranës për merkaton e janarit

Delo.autor

ASENCIO PËSOI DËMTIM TË RËNDË/ CR7 ka një mesazh për të, ja reagimi i tij

Delo.autor

“S’KEMI FRIKË NGA VIRUSI, SHOKËT I SHËROVA ME…”/ Rrëfehet sulmuesi i Francës: Mesi të prekë sa më pak topa

F.autor

Leave a Comment