Futboll Seria A Sport

Tacconi: Donnarumma duhet ndihmuar, nuk dilet nga fusha duke qarë

Bardhezinjtë kanë shkatërruar kuqezinjtë në pjesën e dytë të finales në Romë, edhe me ndihmën e Gianluigi Donnarumma. Portieri i Milan gaboi fatalisht në dy raste, te goli i dytë i Douglas Costa dhe te goli i tretë i Mehdi Benatia, ku 19-vjeçari i pati duart prej gjalpi.

Gabimet e numrit 99 të Milan nuk kaluan pa u vënë re nga Stefano Tacconi, një nga portierët më të mirë të historisë së Italisë, i cili ka luajtur me Juventus dhe kombëtaren italiane. Ai nuk përdori lojëra fjalësh kur iu desh të fliste për Donnarumma.

“Ka talent, por duhet ndihmuar. Duhet të punojë te disa veprime thelbësore të portierit, si përshembull si duhet të punojë me këmbët. Por pastaj, kur del nga fusha duke qarë tregon dobësi. Duhet dalë me kokën lart,” – tha ai.

Më pas Tacconi vazhdoi: “Mjafton një gabim për të hedhur poshtë të gjitha ndeshjet e mira që ke luajtur. Përqendrimi i portierit duhet të jetë gjithmonë maksimal. Zenga luajti një botëror të shkëlqyer në vitin 1990, por të gjithë kujtojë daljen e gabuar në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës, si të gjithë do të kujtojnë këtë finale të Donnarumma.”

Related posts

Dhjetë pikat kyçe nga të cilat mund vendoset ndeshja finale mes Real Madridit dhe Liverpoolit

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Tirana mposht Laçin me dy autogola dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

Basti i trajnerit Milos Kostic/ Luftëtari do të jetë dëfryes dhe rezultativ

Sadik.Autor

Leave a Comment