Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Taulant Seferi, “makineria” e Tiranës

Tirana është në vendin e parë, për meritë të grupit dhe jo vetëm. Një nga lojtarët që po shkëlqen në statistika është Taulant Seferi. Sulmuesi është në krye të golashënuesve me 7 rrjeta së bashku me Bashën e Guindonë.

Gjithsesi, biondi është i kudondodhur. Për ata që nuk e dinë, Seferi është njeriu asist te Tirana. Në 12 takime ka dhënë 5 asiste, duke qenë “gatuesi” edhe i pesë golave të tjerë. Të mos ngutemi.

Djali nga Kumanova ka një tjetër statistikë të admirueshme. Pesë gola të tij janë të parët për Tiranën, duke i hapur rrugën fitores ose barazimit. Në fushë, gjithashtu, Seferi është aktivizuar në të 12 takimet dhe vetëm në një sfidë ka qenë zëvendësues për shkak të COVID-it, ndërsa në 11 të tjera ka qenë titullar.

Me 1030 minuta në kampionat dhe 2 ndeshje në Kupë dhe 210 minuta në fushë, pa llogaritur Europën me Teutën, Seferi ka qenë nga më të mirët te Tirana. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Të mos llogarisim edhe rastet që ka humbur, që realisht kanë qenë të shumta. Dhe të gjitha këto statistika të çojnë në një rrugë: etiketimin si makineri e Tiranës.

Related posts

Ramos: Kujdes nga Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

NBA nis play off-in, kampionët e Warriors përballë Spurs në çerekfinale

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin West Ham dhe ngjiten në vendin e tretë, Salah shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment