Sport Të tjera

Takimi vendimtar, peshëngritësit ballafaqohen me KOKSH-in

Vendimi i fundit se Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk do të lejojë peshëngritjen të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare ra si rrufe në qiell të hapur për të madhe të vogël. Sporti i peshëngritjes është padyshim një nga sportet më elitarë në Shqipëri. Rezultati i Briken Caljes në Kampionatin Evropian ishte dhe treguesi më i qartë. Shqiptari u shpall kampion i trefishtë i Evropës duke marrë pas vetes 3 medalje të artë. Një tjetër peshëngritës mjaft i mirë është Erkand Qerimaj, apo Daniel Godelli që kanë dhuruar paraqitje shumë të mira për Shqipërinë. Në kushte të tilla, KOKSH-i i heq direkt vendit tonë mundësinë për të fituar medalje. Secili nga këta sportistë mund të arrijë podiumin, minimalisht.

KOKSH-i e ka marrë këtë vendim pas rasteve të dopingut që sportistët shqiptarë u kapën në këtë sport, por duket një lëvizje pak e guximshme, pasi ky është një ndër sportet më elitare të Shqipërisë, madje më i suksesshme. Peshëngritësit u ngritën kundër këtij vendimi dhe reaguan ashpër. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoshaj e ndonjë tjetër i cilësuan këto vendime si skandaloze dhe dashakeqe. “Do t’i shkojmë deri në fund me çdo lloj çmimi. Do ta mbrojmë dhe me jetë”, – shprehej Calaj në komentin e tij. “KOKSH-i ka marrë disa turistë që nuk dihet se pse janë aty. Po merren njerëz me parti”, – u shpreh Qerimaj.

Eduasportin.com informohet se peshëngritësit elitarë do të kenë takim me KOKSH-in për të diskutuar në lidhje me përjashtimin e tyre. Ky vendim u mor nga pala shqiptare, pasi drejtuesit e Lojërave Mesdhetare i kanë dërguar ftesat sportistëve shqiptarë. Ballafaqimi pritet të jetë mjaft i ashpër dhe me përplasje. Tensioni dallohet qartë me çdo peshëngritës që flet. “Ju ftoj të jeni pjesëmarrës të këtij takimi, pasi do të diskutojmë në lidhje me situatën. Nuk mund të them diçka më tepër, pasi jam shumë i tensionuar, më kuptoni”, – u shpreh Calja për Eduasportin.com. Të shohim nëse situata do të marrë zgjidhje.

Related posts

I MAHNITUR YLLI SUEDEZ/ Mbappe: Çfarë lojtari Zlatan Ibrahimovic dhe është 38 vjeç!

Delo.autor

“PLAS BOMBËN”/ Ylli i PSG: Jam në bisedime me një klub të madh

F.autor

KONFIRMOHET/ Valdet Rama nuk do të bëjë operacion, ja kur rikthehet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment