Futboll Ligue 1 Sport

Talenti që nuk shpërtheu kurrë pëlqehet nga Marseille…

Marseille ka nisur të interesohet për blerjen e Mbaye Niang, sipas asaj që shkruhet në shtypin italian. “Tuttosport” nënvizon se klubi francez, që në orët e fundit është interesuar edhe për Balotelli, ka bërë një sondazh për Niang, i cili la një përshtypje të mirë në Ligue 1 me Caen, në hapat e parë të karrierës, para se të kalonte te AC Milan.

Torino, klubi që ka pronësinë e lojtarit, do të ishte gati të pranonte edhe huazimin në Ligue 1, me të drejtë blerje për 20 milionë euro në fund të sezonit, aq sa torinezët do të paguajnë te Milan, sepse në vitin 2017 e huazoi me detyrim blerje.

23-vjeçari nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive gjatë këtij sezoni dhe shënoi vetëm katër gola nën urdhrat e dy trajnerëve Sinisa Mihajlovic dhe Walter Mazzarri.

Niang, që deri te U-21 luajti me Francën, tanimë përfaqëson Senegalin, vendlindjen e babait të tij, dhe do të jetë në Kupën e Botës 2018.

Marseille pret pikërisht veprimtarinë në Rusi për të vendosur pagesën e 20 milionë eurove.

Related posts

Guardiola sfidon Mourinho për dy yje të Bundesliga

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SHERIF TIRASPOL PËR CHAMPIONS/ Kapiteni Arapi: E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por…

Delo.autor

E FUNDIT/ Kukësi në “SULM” për Xhekson, Luftëtari do 50 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment