Futboll Sport

Tërbuni habit FSHF-në, pukjanët kërkesë zyrtare në zyrat e Federatës

Dritë në fund të tunelit për ekipin e Tërbunit. Pukjanët kanë një mundësi të vogël të shpëtojnë dhe kjo për shkak të Vllaznisë. Nuk është habi, pasi në qytetin verior të gjithë kanë kryqëzuar gishtat që Vllaznia e madhe të bjerë. Ata janë dashamirës të ekipit kuqeblu, pasi e kanë mbështetur gjithmonë, por më shumë duan veten e tyre. Në kushte të tilla, ka një fije shprese se ekipi pukjan mund të shpëtojë. Në rast se Vllaznia bie nga Kategoria, automatikisht bie dhe Vllaznia B, prandaj dhe luajtja e “play-out”-it të shkodranëve kundër Orikumit është e pakuptimtë.

Në kushte të tilla, Tërbuni ka dërguar një shkresë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ku kërkon që takimi i “play-out”-it ndërmjet Vllaznisë B dhe Orikumit të shtyhet. Në rast se Vllaznia bie, vendin e saj të marrë ekipi i Tërbunit. Shkresa zyrtare është dërguar në FSHF dhe është firmosur dhe nga Kryetari i Bashkisë, Gjon Gjonaj. Të shohim nëse Federata Shqiptare e Futbollit do e pranojë apo jo kërkesën e pukjanëve.

Në rast se Vllaznia bie, atëherë takimi ndërmjet Vllaznisë B dhe Orikumit nuk ka asnjë kuptim që të luhet. Në vendet që lejojnë ekipet B të luajnë në futbollin profesionist, ekipi B zbret automatikisht në vendin e fundit në raste si ky i Vllaznisë B dhe për pasojë ekipi i vendit të fundit ngjitet një vend më sipër. Këtu përfiton realisht Tërbuni, që duhet të luajë kundër Orikumit në play-off. Tërbuni ka një tjetër shans për të shpëtuar, por duhet parë se si do të reagojë FSHF-ja ndaj këtij rasti, pasi nuk ka asgjë të përcaktuar në rregulloren e  Federatës. Skuadra pukjane e ka kuptuar mjaft mirë këtë situatë dhe nuk ka humbur kohë, por është ankimuar direkt në FSHF duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes.
FSHF-ja është futur në një tjetër hall që nuk duhet ta përjetonte, megjithatë të shohim dhe të presim se si do të zgjidhet kjo ndeshje.

Related posts

NAPOLI DHE MILANI DUAN FINALEN/ Publikohen formacionet zyrtare nga Konte e Alegri

F.autor

I SHPËTOI VDEKJES/ Ish-portieri i Barcelonës: Në Turqi, mjekët zbuluan një kurë anti-koronavirus!

Delo.autor

Vidal zbulon të ardhmen: Dua të fitoj gjithçka me këtë klub

Q.Autor

Leave a Comment