Futboll La Liga Ligue 1 Premier League Seria A Sport

Ka nxitim prej Botërorit, ja merkatoja e pritshme në “top 4” ligat europiane

Në Itali dhe Francë kanë mbetur ende për t’u luajtur nga një ndeshje e kampionateve respektive, ndërsa në Angli dhe Gjermani është “ulur perdja”. Kjo është arsyeja pse klubet në këto katër liga kryesore të Europës po lëvizin drejt merkatos së transferimeve. Me Kupën e Botës në ardhje, të gjitha ekipet do të duan të përparojnë në nënshkrimin e yjeve të ardhshëm, para se vlera e tyre të rritet në “Rusia 2018”.

Disa nga ekipet më të rëndësishme nuk e kanë ende të qartë se cili trajner do t’i drejtojë sezonin e ardhshëm, kështu që duhet të gjejnë “timonierin”, para se të fillojnë të planifikojnë transferimet dhe rinovimet e tyre. Kjo është panorama e katër ligave kryesore europiane në këtë kohë:

Premier League
Manchester City është ai që ka nevojë për më pak ndërhyrje në merkato, pasi i ka thyer të gjitha rekordet në këtë sezon. Megjithatë, nuk është i përjashtuar nga merkatoja, sepse, siç ka qenë zakon në vitet e fundit, pritet të bëjë disa nënshkrime të rëndësishme. Rivali i tij, Manchester United, duhet të përforcohet shumë në qendër të fushës, siç është evidentuar nga José Mourinho në disa raste, gjatë gjithë sezonit të fundit.

E ardhmja e Paul Pogba mund të jetë në ajër dhe për momentin asnjë sulmues nuk do të arrijë në “Old Trafford”. Liverpool ndjek Nabil Fekir dhe pret ardhjen e Naby Keita, por ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se asnjë ekip nuk vjen për të marrë Mohamed Salah. Te Chelsea dhe Arsenali, trajneri duket se duhet të jetë “përforcimi” më i mirë.

Nuk duket se Antonio Conte do të vazhdojë në krye të bluve të Londrës, ndërsa Arsene Wenger largohet nga “topçinjtë” pas 22 vitesh. Të dyja klubet e Londrës duhet të nënshkruajnë me zëvendësuesit e të sipërcituarve, përpara se të bëjnë plane për merkaton e transferimeve, edhe pse në Angli sugjerojnë se Alvaro Morata dhe Olivier Giroud nuk janë të mjaftueshëm për të të udhëhequr ofensivën blu.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Thibaut Courtois nuk përjashton të luajë sërish në Spanjë. Sidoqoftë, trajneri që do të mbërrijë në “Emirates” do të dëshirojë të mbajë me çdo çmim Eden Hazard. Tek Arsenali gjithçka mund të ndodhë, sipas “midesë” së trajnerit të ri, edhe pse për të nuk do të kenë një buxhet të madh, pas nënshkrimit të Pierre-Emerick Aubameyang, në merkaton e dimrit.

Tottenham planifikon të mbajë Mauricio Pochettino, por argjentinasi dëshiron të takojë Daniel Levy këtë javë, për të ditur se çfarë do të ndodhë me yjet e tij. Gjithkush e do Harry Kane, Christian Eriksen dhe Dele Alli. Mbajtja e të gjithëve nuk do të jetë e lehtë.

Një tjetër trajner, që pret buxhetin e merkatos, është Rafa Benitez. Spanjolli ka pasur një sezon të madh, pas ngjitjes me Newcastle, dhe tani kërkon më shumë nënshkrime, sepse synon të kapë Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Seria A
Juventusi ka menduar për mesfushorin e PSG, Marco Verratti, për të përmirësuar mesfushën e tij. Në Romë, ndërkohë, zgjedhin elementë të rinj dhe shpresojnë të parakalojnë Barcelonën për të marrë talentin e Ajaxit, Justin Kluivert. Interi nuk do të shpenzojnë shumë, nëse mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kështu që pritet të rinovojë me Mauro Icardin, edhe për shkak se tani interesimi i Real Madridit për argjentinasin është ftohur.

Napoli dhe Milani mund të humbasin portierët e tyre titullarë. Në ekipin napolitan, Pepe Reina mund të largohet pikërisht drejt Milanit, klub me të cilin thuhet se ka një kontratë paraprake. Pistë e mundshme për portierin spanjoll është edhe një rikthim te Liverpool.

Marrëdhënia e tij me presidentin nuk është e mirë, si ajo e përfaqësuesit të Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola, me bordin drejtues të Milanit. Situata e portierit kuqezi ka ndryshuar shumë për disa muaj. Ai ka hasur në kontestimet e forta të tifozëve të Milanit, ndaj mund të largohet. Donnarumma përflitet se është në radarët e PSG.

Bundesliga
Të gjithë duket se janë të kënaqur te Bayern Munich, përveç Robert Lewandowski, vazhdimësia e të cilit në “Allianz Arena” nuk duket të jetë e garantuar. Borussia Dortmund bëri transferimin e Michy Batshuayi për të kompensuar largimin e Aubameyang, por duhet të gjejë një sulmues tjetër.

Leipzig do të humbasë një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Naby Keita nënshkroi vitin e kaluar për Liverpool dhe do të mbërrijë në “Anfield” këtë verë. Përforcimi i mbyllur është ai i Pablo Maffeo, që vjen nga Sttutgart.

Ligue 1
Për të përmbushur “Fair Play Financiar”, PSG duhet të shesë disa lojtarë të vetët, por në të njëjtën kohë po përpiqet të mbajë yjet. Neymar është qëllimi numër një i Real Madridit, pavarësisht se është i kontraktuar në Paris. Për Edinson Cavani është i interesuar Atlético Madrid. E sigurtë është se gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri në “Parce des Princes”, teksa tashmë është bërë zyrtarizimi i tij.

Tek Olympique Lyon, prioritet është rinovimi i Nabil Fekir, kështu që ai nuk do të largohet. Liverpool është lubi që e ndjek më nga afër atë. Përveç kësaj, Ferland Mendy ka fituar interes të shëndoshë nga Barcelona. Monako do të përpiqet ta bindë Thomas Lemar të qëndrojë edhe një vit tjetër, ndërsa merkatoja e transferimeve tek Olympique Marseille do të lëvizë pak a shumë në varësi të asaj që do të ndodhë në finalen e Ligës së Europës, kundër Atletico Madrid.

Related posts

Për Barcelonën vjen më në fund lajmi i shumëpritur nga Parisi

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Reflekse të klasit botëror, shikoni pritjen spektakolare të portierit të Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

DËSHPËROHEN TIFOZËT ZIKALTËR/ Sulmuesi i Interit, zyrtarizohet në Kinë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment