Futboll Sport

Teuta kërkon “kokën” e Kukësit për të shpresuar tek mbijetesa në superiore

Teuta ka një tjetër finale këtë mesjave, ku do të përballet me Kukësin në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët vijnë pas një suksesi mjaft të rëndësishëm në transfertë ndaj Partizanit dhe morali i skuadrës është ai i duhuri në prag të takimit kundër ekipit të Pacult.Bregdetarët nuk fitojnë përballë kuksianëve në kampionat që nga 23 nëntori i vitit 2015 , megjithatë, situata kësaj here është e ndryshme pasi motivimi i Teutës, të paktën në parim, duhet të jetë shumë më i madh sesa ai i bluve, që tashmë e kanë siguruar vendin e dytë.

Begeja vjen me një mungesë të vetme që është ajo e Beqes. Mbrojtësi ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërkohë Alhasan ka kryer stërvitje të diferencuar për një problem në gju, por nuk rrezikon pjesëmarrjen dhe do të jetë i gatshëm për teknikun 44-vjeçar.Në anën tjetër vjen me skuadër të plotë trajneri Peter Pacult. Kapiteni Ylli Shameti është rikuperuar nga dëmtimi, teksa janë rikthyer nga pezullimi dhe Albi Alla e Cale. Blutë do të kërkojnë të mos përsëritin atë paraqitje negative që ofruan ndaj Lushnjës, pavarësisht se morrën 3 pikët.

Tekniku austriak do të duhet të vendosë nëse do ta aktivzojë nga minuta e parë Shametin, në të kundët qendra e mbrojtjes do të formohet nga Alla dhe Hoxha. Mesfusha do të jetë ajo e zakonshmja me Dzarian e Shkodrën, kurse në majën e sulmit do të jetë goleadori Sindrit Guri. Në sfidat e këtij edicioni Kukësi ka dominuar plotësisht: 3 fitore në 3 takime, 9 gola të shënuar nga verilindorët, 5 nga Teuta.

Related posts

PANUCI “HARRON KOMBËTAREN”/ Juventusi meriton triumfin në Champions

Isa.Autor

GJESTI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Tifozët nxjerrin blof Ronaldon, i publikojnë pamjet kur ishte imazh i… Coca Cola-s

Delo.autor

BARCELONA E ELEMINOI NGA CHAMPIONSI/ Inter ngushëllohet me 8 milion euro nga shitja e biletave

Delo.autor

Leave a Comment